E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj Butrintit FSHF perjashton 2 vjet skuadren e Memaliaj

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka fshire nga harta e futbollit per dy vjet klubin e Memaliajt pas akteve te dhunshme te ndodhura ne ndeshjen me Butrintin diten e diel. Komisioni i Disiplines ka perjashtuar per dy vjet nga cdo aktivitet kete klub per shkak te dhunes se ushtruar ndaj lojtareve kundershtare si edhe ndaj zyrtareve te ndeshjes pra arbitrave.

Po ashtu Memaliaj do te paguaje edhe 2 milione leke gjobe per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per zhvillimin e ndeshjes me Butrintin. Nje tjeter mase e rende eshte marre per trajnerin e skuadres se Memaliajt Aleksander Qiqi i cili per dhune ndaj futbollisteve kundershtare eshte pezulluar per 5 vjet nga cdo aktivitet si edhe eshte gjobitur me 300.000 leke gjobe.

Denimeve nuk i kane shpetuar as lojtaret e ketij klubi. 6 futbolliste te Memaliajt Orgest Sako Dritan Seferi Denis Mema Korado Kalemi Adelajd Caushi dhe Gentjan Beqiri per sulm dhe dhune ndaj lojtareve kundershtare jane pezulluar per 5 vjet nga futbolli ndersa jane gjobitur secili me nga 300 mije leke.
Keto masa jane nga me te rendat e marra ndonjehere nga Federata per nje klub futbolli ne Shqiperi dhe erdhen pasi ne Memaliaj mbeti i plagosur nga grushtat e marre lojtari Lulzim Meta. Denimit nuk i ka shpetuar as klubi i Gramshit per dhunen e shfaqur ne ndeshjen ndaj Tomorrit.

Skuadra beratase ka fituar 3-0 ndeshjen ne tavoline nderkohe qe Gramshi do te luaje dy ndeshje pa tifoze dhe do te paguaje nje gjobe prej 50 mije lekesh. Komisioni i Disiplines ka dhene edhe vendime te tjera te renda si ai per pezullimin 6 ndeshje te lojtarit te Ades Alban Neziri apo pezullimi per 8 ndeshje i zyrtarit te Terbunit te Pukes Behar Mehja.

Nga Altin Latifi/ BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›