Roma permbys Bayernin

Roma ka arritur te kthehet nga disavantazhi prej dy golash per ta fituar takimin kryesor te xhiros se peste te fazes grupore te Liges se Kampioneve me rezultat 3-2.
Bavarezet kaluan te paret ne epersi ne minuten e 33-te pas nje aksioni kur Franck Ribery pasoi nje top te Mario Gomez dhe ky i fundit coi topin ne rrjet.
Ishte serish Gomez lojtari i cili pas gjashte minutash dyfishoi epersine e mysafireve pas asistimit te Thomas Muller 39 dhe me rezultat 2-0 perfundoi pjesa e pare.
Ne fillim te pjeses se dyte 49 Roma arriti te ngushtojne rezultatin ne 2-1 me golin e Marco Borriellos i cili u asistua nga Jeremy Menez.
Nje aksion i mire i Vucinic Riise dhe Daniele De Rossi perfundoi me barazimin e rezultatit nga ky i fundit 81.
Ne minuten e 84 u akordua penallti per Romen ndersa i sakte nga pika e bardhe ishte kapiteni Francesco Totti i cili kaloi per here te pare vendasit ne epersi.
Me kete fitore Roma ngritet ne kuoten e nente pikeve tre me pak de Bayerni qe mban vendin e pare.
Ne takimin tjeter te Grupit E Baseli ka shenuar fitore minimale prej 1-0 kunder CFR Cluj keshtu qe ekipi zviceran mban vendin e trete me gjashte pike