E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj Mero Bazes, Taçi: Nuk kam pasur konflikt fizik me të

Biznesmeni Rezart Taçi ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj tij për ushtrim dhune ndaj gazetarti Mero baze. Në një deklaratë për shtyp Taçi ka theksuar se nuk kam patur asnjë lloj konflikti fizik me zotin Mero Baze. Gjithashtu biznesmeni Taçi ka theksuar se akuza me të cilën po përpiqen të përbaltin atë dhe atë të bashkepunetorëve tëtij nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i një strategjie denigruese që ka si synim tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që ai zotëron dhe përfaqëson.
"Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetem nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim" theksoi Taçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›