E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Nishani pret Raporterët e KE-së

Ministri i Drejtësisë,Bujar Nishani ka pritur sot Reporterët e Asamblesë Parlamentare të KE-së Në fjalën e tij, Ministri i njohu Reporterët mbi hapat e ndërmarrë në kuadër të reformës në drejtësi me miratimin e ligjeve shumë të rëndësishme për funksionimin e drejtësisë në vend, si dhe hapat e reja që po hedh Ministria e Drejtësisë për të plotësuar rekomandimet e dala nga Progres- Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë.
"Aktualisht Ministria e Drejtësisë ka hartuar një draft mbi strategjinë e reformës në drejtësi, i cili ka nevojë për përmirësim, si dhe të diskutohet me grupet e tjera të interesit"- tha ministri.
Në kuadër të kësaj strategjie është miratuar ligji "Për organizimin e administratës gjyqësore" si dhe është në proces projekt -ligji "Për organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë".
" Për miratimin e këtyre ligjeve të rendësishme , opozita nuk duhet të jetë e pranishme vetëm në aspektin formal por ajo duhet të behet pjesë edhe e konsensusit politik për ecurine e reformës në drejtësisë"- tha Ministri.
Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Ministri Nishani i njoftoi Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për hartimin dhe miratimin e afërt në parlament të ligjit antimafia, i cili është rindërtuar për shkak të disa problemeve që janë hasur në sekuestrimin e pronave të vëna në rrugë të jashtëligjshme pas një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë. Ky ligj, sipas Ministrit, i bërë edhe me asistencën e misioneve ndërkombëtare, synon të ndajë hetimin penal nga hetimi mbi pasurinë.
Në kuadër të nismave anti-korrupsion të qeverisë shqiptare, Ministri Nishani i informoi Reporterët e AP të Këshillit të Europës mbi objektivat e tij për thjeshtimin e procedurave administrative dhe digitalizimin e shërbimeve që ofrohen nga institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Implementimi i ligjit nga organet e drejtësisë, trajnimi i gjyqtarëve me kuadrin e ri ligjor, ishin çështje të tjera të bisedes mes palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›