E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj priftit në Përmet Dule: Veprimi na kthen pas në kohë

Të tjera rreth shkrimit Diplomacia greke: Rast i paprecedent VIDEO/ FOTO/ Priftit i thyejnë dhëmbin Konflikti Kishë - Pallati i Kulturës GJIROKASTER- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, nga qyteti i Gjirokastrës ka dënuar veprimin e djeshëm ku Përmbarimi zbatoi urdhërat e Gykatave për kthimin e godinës se Pallatit të kulturës, bashkisë Përmet.
 
Sipas tij, veprimi i djeshëm na kthen pas në kohë, ku iu referua dhunës së ushtruar nga policia private ndaj priftit dhe besimtarëve ortodoksë.
 
Një ditë më parë, krerët e Kishës Ortodokse në Përmet janë nxjerrë me forcë jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës, nga përmbaruesit private. Si pasojë janë shënuar përplasje, mës klerikëve dhe përmbaruesve privatë.
 
Ndërkohe dhuna ndaj priftit dhe bisimtarëve ortodoksë në qytetin e Përmetit është dënuar edhe nga Mitropolia e Gjirokastrës.
 
Historia e kësaj kishe zanafillën e vet e ka 16 vite më parë pasi në fillim ka shërbyer si qendër kulture.
 
Proceset e njëpasnjëshme gjyqësore nga ana e drejtuesve të Pallatit të Kulturës kanë rezultuar në favor të tyre, por deri më tani objekti nuk është rikthyer në gjendjen e mëparshme për mungesë të korrektësisë së përmbarimit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë përfaqësuesve të Pallatit të Kulturës t’a administrojnë atë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›