Kundërshtarët e Berishës refuzojnë ftesat për 22 Marsin
Kritikët kryesorë të Berishës brenda Partisë Demokratike dhe disa prej tyre kundërshtarë të hapur të tij kanë refuzuar të marrin pjesë në festën e Partisë Demokratike më 22 Mars. Disa prej figurave kryesore të Partisë Demokratike, përfshi ish- kryeministrin Aleksandër Meksi disa ish zëvendëskryeministra dhe ministra të Partisë Demokratike, dhe ish- deputetë të saj, janë kontaktuar për të qenë prezent në festën e 22 Marsit, por e kanë refuzuar atë.
Sekretari i komanduar organizativ i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kontaktuar personalisht një listë të gjatë ish funksionarësh të PD-së, ish kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe ish- deputetët, por ata kanë refuzuar ftesën.
Për mua ishte surprizë ku ma gjetën telefonin, tha një ish deputet i PD-së i mandatit të kaluar. Dikush ka dëgjuar që po angazhohem në partinë e Bamir Topit dhe nxituan të na ftojnë. Kanë vite që hedhin baltë mbi ne.
Përpjekja e Berishës për të ftuar ish figura të PD-së në këtë festë vjen pas frikës së shkuar se shumica e ish- drejtuesve të PD-së apo ministrave dhe deputetëve të saj, nuk janë më sot pjesë e PD-së. Në vend të tyre në tribunë ishin fëmijët, nipat dhe mbesat e Berishës, të cilët po trashëgojnë atë parti.
Lista e ish- personaliteteve të PD-së, që refuzojnë të dalin krah Berishës
Aleksandër Meksi, kryeministër
Bashkim Kopliku, zëvendëskryeministër
Dylber Vrioni, zëvendëskryeministër
Dashamir Shehi, zëvendëskryeministër
Gazmend Oketa, zëvendëskryeministër
Rexhep Uka, zëvendëskryeministër
Alfred Serreqi, ministër i Jashtëm
50 ish- deputetë të PD
15 ish- ministra.
Funksionarë të tjerë të lartë të PD-së, të lënë në harresë