E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: SHBA, e interesuar për vizionin e opozitës për të ardhmen e vendit

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, komenton gjatë një interviste në Top Story vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke theksuar se në SHBA ishin të interesuar për programin dhe vizionin e opozitës për demokratizimin e vendit. Rama tha se Berisha ka përdorur lobingjet për të dëmtuar imazhin e kreut të PS. Sipas Ramës, opozita nuk paguan askënd për lobim, por përdor kontaktet e drejtpërdrejta. Ai tha se ambasadori Arvizu ishte katalizatori i përshpejtimit të kësaj vizite në SHBA. Më poshtë pjesë nga intervista.

Për festimet e 22 marsit

Nuk e di si janë ndjerë ata pensionistë që kanë ditë të tëra pa marrë pensionet kur kanë dëgjuar fishekzjarret. Është një ndjenjë negative që Shqipëria e 100 vjetorit të pavarësisë bën një festë përçarëse, si ato festa që bëhen aty ku partia në pushtet qëndron e palëvizshme në pushtet.

Për përdorimin e Twitter

Twitteri është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha e re. Është efikas, pa kosto, që të jep mundësi të përcjellësh në kohë reale mesazhet që ke ndërmend të përcjellësh dhe që falët interesimit të medias përcillesh në gjithë kanalet e komunikimit.

Ky mjet komunikimi përdoret nga politikanë shumë më të mëdhenj nga unë si presidenti i SHBA, presidenti i Francës. Unë mendoj se kryeministrit do i duhet Twitter.

Për takimet në Uashington

Në Uashington u takuam me zv/asistentin e Sekretarit të Shtetit ambasadorin Riker dhe stafin e tij si dhe me një grup kongresmenësh, me të cilët këmbyem mendime dhe opinione të rëndësishme për gjendjen në Shqipëri dhe për programin tonë, që konstatova me kënaqësi që ka ngjallur interes dhe dëgjohet më vëmendje.

Për ftesën ndaj kryetarit të opozitës

Nuk është anormale që të ftohet kryetari i opozitës. Është një dëshirë e mirë për të dëgjuar opozitën se si e shikon ajo të sotmen, por sidomos të nesërmen e vendit. Cili është vizioni ynë për Shqipërinë, rajonin, partneritetin me SHBA, të gjitha këto në funksion të integrimit të shpejtë të Shqipërisë në BE.

 

Për atë që u diskutua në Uashington

Pa dyshim në Uashington dhe në DASH vështirë që të ketë gjëra që nuk i dinë për zhvillimet në Shqipëri. Por takimi ishte i një rëndësie të dorës së parë pikërisht se na u dha mundësia që të shpalosim vizionin tonë për një Rilindje Shqiptare dhe të tregojmë hapat që kemi vullnetin e plotë të ndjekim në funksion të përshpejtimit të integrimit.

Për faktin se a është tani opozita më pranë pushtetit

Pa dyshim që është moment i rëndësishëm për opozitën kontakti i drejtpërdrejtë me zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane që janë përgjegjës për rajonin dhe Shqipërinë. Prandaj them se ishte një takim shumë frymëzues për ne.

Gjetëm një klimë të shkëlqyer, një pritje dhe një dëshirë shumë e lexueshme për të na dëgjuar deri në fund për të gjitha aspektet e rëndësishme të jetës së vendit, sidomos me mënyrën se si ne e shohim të ardhmen dhe se si mendojmë ta projektojmë atë bazuar në programin e vullnetin tonë.

Për qëndrimet që mban SHBA e opozita për 21 janarin

Unë mendoj që takimi që patëm në DASH nuk patëm asnjë diferencë qëndrimesh, nëse mund të them diçka nga ai takim, është fakti se viti 2011 nuk duhet të përsëritet më si një vit që ishte traumatik duke nisur nga 21 janari e duke vazhduar me zgjedhjet shumë të kontestuaka dhe njëkohësisht shumë të diskutuara në 8 maj.

Nuk kemi folur për asnjë detaj të 21 janarit. Karakteristika themelore e këtij takimi ka qenë vullneti ynë për të parë përpara si dhe interesi i partnerëve tanë strategjikë që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur. Është fakt që pas anëtarësimit në NATO gjërat nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur.

Për qëndrimin e SHBA dhe të opozitës për rajonin

SHBA kanë mbajtur rolin e një fuqie madhore të interesuar në radhë të parë për stabilitetin në këtë rajon dhe për gjetjen e rrugëve të arsyeve për të dalë nga këto kriza që shpesh herë e kanë ndryrë Shqipërinë.

SHBA dhe Shqipëria janë një. Edhe po të shohim historinë e këtyre viteve, së paku në aspektin e politikës rajonale, me ndonjë deviacion në lidhje me opozitën e mëparshme për luftën e Kosovës, politika shqiptare ka pasur një unison me politikën amerikane që do të vazhdojë. Kishte qëndrime të papëlqyeshme për qëndrimin e mbajtur nga Berisha për marrëveshjen e Rambujesë dhe periudhën e formimit të UÇK-së.

Për disa dyshime se SHBA është skeptike ndaj Edi Ramës

Më lejoni tju them se në partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe me përfaqësuesit e tyre këtu unë jam ndjerë mirë për shkak se gjërat janë thënë hapur, drejtpërdrejt dhe me mirëbesim. Mënyra se si SHBA-të i janë qasur Shqipërisë dhe palëve këtu është e vetmja mënyra që mund të ketë një fuqi madhore që ka luajtur një rol historik për Shqipërinë. Pa SHBA rajoni ynë nuk do ishte ky që është sot, nuk do kishte Kosovë të lirë dhe të pavarur, nuk do kishte një Serbi demokratike, që është pranuar si kandidate e BE, pa SHBA nuk do kishte më shumë të drejta për shqiptarët në Maqedoni. Pa SHBA edhe vetë demokracia në Shqipëri, pavarësisht problematikave, nuk do ishte kjo që është, pavarësisht se është krahasuar me vitet e tmerrshme 1992, 1996, 1997.

Për qëndrimin e SHBA për zgjedhjen e presidentit

Qëndrimi amerikan është ai që është bërë publik nga ambasadori Arvizu dhe është një qëndrim që flet qartë për dëshirën që Shqipëria të kapërcejë procesin e zgjedhjes së presidentit si një provë pjekurie, që mund ti japë vendit një figurë të unitetit kombëtar. Edhe sa i përket BE-së zgjedhja e presidentit do jetë moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike. Është e qartë se një president i zgjedhur nga qeveria nuk do ishte shprehje e një pjekurie politike.

Për faktin se a u fol për Berishën në Uashington

Ne nuk folëm për kryeministrin Berisha, ne folëm për programin tonë, për vizionin tonë për të ardhmen, për mënyrën se si ne e shohim të mundshme që Shqipëria të ringrihet dhe të rikthehet në rrugën e atyre parimeve që mishërojnë Shtetet e Bashkuara. Ne konfirmuam vullnetin tonë për të qenë aleatë të palëkundur dhe një qeveri që do mishërojë vlerat e parimet e SHBA në funksion të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, në funksion të një politike e cila të mbyllë kapitullin e ndasisë së gjatë dhe këtij mllefi të pafundëm që gjeneron energji negative në pafundësi dhe për ti hapë rrugën një politike të re.

As unë dhe as PS nuk kemi rënë përgjithësisht në batakun e vulgaritetit dhe shpifjeve e sharjeve që turpërojnë politikën dhe neverisin qytetarët dhe që besoj se nuk janë as në traditën shqiptare, por janë zgjatim i kulturës komuniste për armikun e brendshëm.

Për frikën se Rama mund të mos pritej mirë<

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›