E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në Indi, Kryeministri premton ndihmë

Kryeministri i Indisë premtoi të shtunën se do të ndihmojë qindra e mijëra të mbijetuar të trazirave brutale etnike në verilindjen e largët të vendit, ku u vranë të paktën 53 persona.

Manmohan Sing fluturoi në qarkun Kokrajhar, një nga vendet të prekura nga përleshjet mes bodove etnikë dhe kolonëve myslimanë në shtetin Asam, ku u takua me njerëzit nga të dy kampet në qytetin kryesor të zonës.

Sing i quajti luftimet “njollë” në vend dhe u premtoi familjeve të viktimave nga 4 mijë dollarë si kompensim.

Vrasja e katër burrave bodo javën e kaluar e nxiti dhunën.Trazirat tani janë vënë nën kontroll derisa mijëra trupa po patrullojnë në rajon. Luftimet i detyruan rreth 400 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre për në perëndim të Asamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›