E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e nderë në Siri

 Korrespondenti i BBC-së, thotë se në qytet po zhvillohen luftime të ashpra, ku shumë persona në radhët e kryengritësve kanë humbur jetën, por pa specifikuar një numër të saktë.

Gjithashtu, thuhet se edhe trupat qeveritare kanë pësuar humbje, ndërsa shumë tanke janë marrë nga kryengritësit, megjithatë, të dhënat janë të pakonfirmuara.

 Qyteti Aleppo, është qyteti më i madh dhe më i zhvilluar në Siri, ndërsa diplomacia ndërkombëtare paralajmëroi se në këtë qytet mund të ndodhte një masakër e vërtetë. Aktivistët thanë se sulmet e trupave qeveritare kanë nisur sulmin që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe po përparojnë në qytet.

Të shtënat e artilerisë nuk kanë reshtur, ndërsa mjetet e blinduara përparojnë në lagjet kryengritësve, duke ndeshur në rezistencë. Një numër i madh viktimash raportohet nga Aleppo, ndërsa banorët kanë apeluar për ndihmë. Por teksa ushtria hyn në qytet, qindra e mijëra persona dalin prej andej për t’u largua nga lufta. Të premten, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon apeloi qeverinë e Damaskut të ndalë sulmin dhe kërkoi nga Assad një deklaratë të vendosur se nuk do të përdoren armët kimike në asnjë lloj rrethane. /Start/

                                                                                             2012-07-28 13:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›