Dhuna ne Libi OKB Mjaft me viktima

Numri në rritje i viktimave civile në Libi dënohet ashpër nga Kombet e Bashkuara që si kundërpërgjigje ndaj krizës kanë ndërmarrë veprime të reja. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka kërkuar që t'i jepet fund sulmeve të pabarabarta kundër civilëve në Libi dhe paralajmëroi se ata që shkelin ligjin ndërkombëtar do të sjellen para drejtësisë.
Ban i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Libisë, Musa Kusa. Ata kanë rënë dakort që Kombet e Bashkuara të dërgojnë menjëherë një ekip në Tripoli për të vlerësuar situatën humanitare në terren. Ban emëroi shefin e diplomacisë jordaneze Abdelalih Al-Hatib të dërguar të posaçëm të tij në Libi.
Ndërkohë, forcat besnike ndaj Moamer Gadafit kanë përdorur tanke, mortaja dhe helikopterë luftarakë për t'i rimarrë qytetet që kontrollohen nga kryengritësit. Në Misrata, 200 km në lidje të Tripolit, forcat pro Gadafit dolën të hyjnë në qytet, por pas disa orësh u zbrapsën nga rebelët.
Trupat e Gadafit gjithashtu i sulmuan pozicionet e kryengritësve në portin Ras Lanuf, 660 km në lindje të kryeqytetit.Rebelët u detyruan të tërhiqen nga Bin Xhavad, vendlindja e Gadafit.