Dhuna ne Xhenova Serbia rrezikon Euro 2012

Aktet e dhunes te tifozeve serb ne stadiumin Marassi te Genoa gjate dhe pas ndeshjes Itali-Serbi per eliminatoret e Euro 2012 duket se jane pika qe ka derdhur kupen dhe ne te njejten kohe kane kaluar limitet e durimit te UEFA-s Komisioni Disiplinor i se ciles me 28 tetor pritet te marre masa drastike. Nese deri tani eshte folur per humbje te ndeshjes ne tavoline dhe denimin e fushes serbe pas deklarates se presidentit te UEFA-s Mishel Platini per tolerance zero perjashtimi i kombetares se Serbise nga Euro 2012 eshte nje opsion shume mundshem.
Shkak per kete jane precedentet e dhunshem te tifozerise serbe ne ndeshjet e kompeticioneve qe organizon UEFA dhe paralajmerimet e shumta qe qeveria evropiane e futbollit i ka bere autoriteteve serbe. I fundit mban daten 17 shtator te vitit te shkuar ku tifozi 28-vjecar francez Brice Taton humbi jeten pas me shume se 13 ditesh ne gjendje kome si pasoje e dhunes qe u ushtrua ndaj tij nga tifozet serbe perpara ndeshjes ne Ligen e Evropes mes Partizanit te Beogradit dhe Tuluz.
Pas kesaj ngjarje tragjike UEFA-s paralajmeroi federaten serbe per sanksione nese do te verifikoheshin akte te tjera dhune. Por kaq nuk mjaftoi dhe incidente te tjera u regjistruan edhe ne ndeshjen Serbi-Estoni ku vendasit u munden 1-3 ne ndeshjen e trete te grupin C. Por gjithcka kapi kulmin me dhunen ne Marassi te Genoas qe solli pezullimin e ndeshjes dhe me pas perleshjen ne rruge me forcat e policise. Te gjitha keto por edhe incidentet me baza nacionaliste dhe raciste qe karakterizojne tifozet serbe pritet ti kushtoje shume kombetares se Serbise e cila rrezikon perjashtimin nga Euro 2012.
Nertan Prifti