E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin ndeshjet e Superliges java e 7-te

Ditet e pushimit si pasoje e impenjimit te kombetares shqiptare ne eliminatoret e Euro 2012 mbaruan ndersa Superliga do te ngreje sot ne oren 1430 siparin e javes se shtate me dy ndeshjet e saj te para. Vllaznia do te prese ne Loro Borici Teuten ndersa Kastrioti do te luaje ne shtepi kunder Lacit.

Skuadra shkodrane kerkon te vazhdoje serine e pozitive ne fushen e saj ndaj nje kundershtari qe i ka hapur jo pak probleme favoriteve kryesore per te fituar titullin kampion ne kete sezon. Teuta e drejtuar nga Edi Martini vjen ne kete sfide pas suksesit te dy javeve me pare ne fushen e saj dhe objektivi i durrsakeve eshte te ruajne ritmin ndersa nje barazim ne transferte do te ishte i pranueshem per bregdetaret. Jo me pak interesante eshte sfida e Krujes me dy formacionet qe objektivg kryesor kane tri piket e fitores.

Java e shtate e Superliges do te vijoje me dy ndeshjet e neserme ku Skenderbeu do te luaje ne transferten e veshtire kunder Bylis qe kerkon te marre maksimumin ne fushen e tij ndersa Elbasani dhe Besa do te perballen mes tyre ne Ruzhdi Bizhuta ne nje sfide te drejtperdrejte. Nje sfide e spikatur eshte ajo e dites se diele ku Shkumbini do te prese ne fushen e tij Flamurtarin megjithate te gjithe prozhektoret do te drejtohen nga derbi i kryeqytetit mes Tiranes dhe Dinamos qe do te luhet te hene ne oren 1700 ne Qemal Stafa.

Nertan Prifti

Te premten
Ora
Vllaznia ndash Teuta 1430 Kastrioti ndash Laci 1430

Te shtunen
Ora
Bylis ndash Skenderbeu 1430 Elbasani ndash Besa 1430

Te Dielen Ora
Shkumbini ndash Flamurtari 1330
Te Henen
Ora Tirana ndash Dinamo
1700

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›