Rimbursimi i TVSH-se per qytetaret
2011-a do të jetë viti i parë kur shqiptarët do të mud të marrin mbrapsht rreth 20 për qind të shpenzimeve që kanë bërë. Një udhëzim i Ministrisë së Financave që pritet të publikohet së shpejti, do të mundësojë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për një sërë blerjesh që mund të bëjnë qytetarët gjatë vitit. Sipas këtij udhëzimi, qytetarët duhet të ruajnë çdo faturë, apo kupon tatimor për blerjet që bëjnë, dhe në fund të vitit t`i deklarojnë këto blerje në organet tatimore.
Qëllimi është që qytetarët dhe blerësit jo biznes, të mos paguajnë më shumë së një herë TVSH-në. Udhëzimi përmban disa specifikime dhe kushte që duhen plotësuar për të përfituar rimbursim. Kështu, qyetarët, duhet të deklarojnë të ardhurat mujore dhe më pas blerjet që kanë bërë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije, se rimbursim nuk do të ketë për të gjitha llojet e blerjeve. Si shembull vjen fakti që nuk do të ketë kthim të TVSH-së pas për shpenzimet që një familje, apo person mund të kryejë për mirëmbajtjen e automjetit.
Detajet e udhëzimit pritet të zbardhen gjatë javës që vjen. Skema të tilla ka pothuajse në të gjith vendet e zhvilluara. Në Shqipëri, rimbursim i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar jepet vetëm për bizneset, që janë pjesë e kësaj takse. Qëllimi është që të mos paguhet dy herë TVSH-ja.
Florian Papadhimitri