E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti apel politikes per qetesi

Apel për qetësi dhe ulje tonesh, vjen nga presidenca një ditë para demostratës së majtë. Në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, kreu i shtetit nuk ka nguruar të përcjellë mesazhin për politikën për qyetetari dhe qetësi.

“Është e rëndësishme që politika të zhvillohet në një mjedis ku standarte demokratike të jenë kryefjalë e e cdolloj komunikimi, edhe në ato momente kur tensioni politik konsiderohet mjaft i lartë. Të gjithë aktorët  e rëndësishëm politikë dhe aktorët institucionalduhet të gjejnë maturinë, qetësinë, ekuilibrin, të rivendosin dialogun politik, të jenë të matur, të jenë civil sepse në familjen europiane do të shkojmë vetëm me këtë status” tha Topi.

Duke shprehur keqardhjen për mungesën e konsensusit në 12 muajt e lene pas, topi ka kërkuar që 8 maji të jetë i qete dhe pa incidente, ashtu si dhe periudha që i paraprin.

“Mbetem me shpresë dhe besim, me një frymë komunikimi që do të mundësojë dhe garantojë një klimë të qetë parazgjedhor dhe administrim të ndershëm dhe të paanshëm të zgejdhjeve të 8 majit të këtij viti, për t’i rikthyer frymën e bashkëpunimit korrekt institucional midis qeverisë qëndrore dhe pushtetit vendor” tha Topi.

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit i kujtoi forcave politike dështimin me statusin e vendit kandidat dhe se Bashkimi Europian nuk do t’u dhurohet.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›