E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje arrin ne shifra alarmante

Dhuna në familje arrin ne shifra alarmante. Sipas të dhënave të policisë vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, në gjithë vendin janë regjistruar 1200 raste të ushtrimit të dhunës. Prej tyre 600 raste janë femra të dhunuara nga burrat, ndërkohë, nuk përjashtohen edhe rastet kur burri ka denoncuar gruan për ushtrim dhune, që sipas policies pasi janë 58 burra të dhunuar.

Vetëm në Gjykatën e Tiranës, çdo ditë dorëzohen nga dy kërkesa, ku persona të dhunuar kërkojnë mbrojtje nga policia.

Këto shifra janë të njohura edhe për organin qendror të akuzës, të cilët sugjerojnë marrjen e masave.

Per këtë ceshtje policia ka arrestuar vetëm 144 prej tyre, 10 të tjerë I ka shpallur në kërkim ndërsa mbi 1000 dhunues ndiqen penalisht në gjendje të lire.
Për dhunën e kohëve të fundit, ka reaguar edhe ministri I Drejtësisë Eduard Halimi, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që edhe në urdhrat e mbrojtjes të përdoret mbikëqyrja elektronike, duke i vendosur sistemin e GPS-it elektronik çdo dhunuesi, për të patur mundësia policia të kontrolloj lëvizjet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›