E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familje do të marrë ndëshkim më të rreptë

02-02-2013 / Gazeta 55

Ekspertët në Ministrinë e Drejtësisë po hartojnë paketën për reformën

Dhuna në familje do të përballet me ndëshkim më të rreptë, sipas paketës për reformën në drejtësinë penale, për të cilën ekspertët në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur punën. Para disa ditësh ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i propozoi kolegut të saj në qeveri Eduard Halimi ashpërsimin masave ekzistuese të parashikuara në Kodin Penal për rastet e dhunës në familje. Zonja Bregu bën thirrje që në amendimet e kodit të parashikohet Dënim më i ashpër dhe jo procedura lehtësuese për ata që dhunojnë e vrasin gratë e fëmijët, apo që gjymtojnë familjen. Ministri i Drejtësisë ka bërë më dije se hartimi i paketës për reformën në drejtësinë kriminale është në proces dhe sipas tij do të jetë më e ashpra e këtyre 20 viteve. Konsiderohet i ulët dënimi maksimal prej 25 vjetësh për disa krime te kryera me dashje dhe me rrethana renduese. Sikundër bën me dije ministri Halimi diapazoni nga 25 vjet burgim deri ne dënimin burgim i përjetshëm është shumë i madh, ndaj ai duhet të ngushtohet. Për rrjedhojë është parashikuar që për disa krime dënimi minimal nuk mund te jete me i vogël se 28 vjet burgim dhe për disa të tjerë jo më pak se 38 vjet. Të tilla janë:
- Vrasja e funksionareve publike
- Vrasja e fëmijëve
- Vrasja për gjakmarrje dhe hakmarrje
- Vrasja e gruas, apo krimi brenda familje

Po në kuadër të reformës në drejtësinë kriminale, nëse dikush kapet me armë në rrugë, ne ambiente publike, dënimi për të nuk do të jete me pak se 10 vjet. Ndërsa për atë që mund të kapet me armë në banese, do të parashikohet një dënim jo më pak se 5 vjet. Gjithkush që kapet me lëndë luftarake, materiale shpërthimi dhe tritol, nuk duhet te dënohet me pak se 25 deri ne burgim te përjetshëm, sipas ministrit Halimi, i cili shkruan në në faqen zyrtare në Fb se demokratët në pushtet janë ata që zmbrapsen krimin e organizuar, tani me këtë paketë është radha e krimit ordiner.

Kjo pakete do te kete nje qasje te dyfishte: ashpërsimin e politikes penale per krime me rezikshmeri te larte shoqerore nga njera ane, duke kerkuar denimin e ashper te autoreve dhe mbajtjen e tyre per nje kohe te gjate ne burg dhe perdorimin e mjeteve alternative te burgimit per te denuarit qe nuk paraqesin rezikshmeri te larte.
Paketa e pergatitur per Reformen ne Drejtesine Penale, eshte ne procesin e diskutimit te brendeshem, por ajo do te jete paketa me e ashper penale ne keto 20 vjet.
Per disa krime te kryera me dashje dhe me rrethana renduese, denimi prej 25 vjetesh qe ne kemi si denim maksimal per kete lloj denimi, eshte i ulet. Mendoni dike qe ka vrare nje zyrtar, nje polic, nje grua, nje femije, dhe autori eshte vetem 20 vjec!
Diapazoni nga 25 vjet burgim deri ne denimin burgim i perjetshem eshte shume i madh, ndaj ky diapazon duhet te ngushtohet.
Ne kemi parashikuar se per disa krime denimi minimal nuk mund te jete me i vogel se 28 vjet burgim dhe per disa te tjere jo me pak se 38 vjet.
- Vrasja e funksionareve publike
- Vrasja e femijeve
- Vrasja per gjakmarrje dhe hakmarrje
- Vrasja e gruas, apo krimi brenda familjes

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›