E Diel, 1 Nëntor 2026

Mynih, Berisha takon zv/presidentin e SHBA, Biden – e fton të vizitojë Shqipërinë

02-02-2013 / Gazeta 55

Në Konferencën e 49-të Sigurisë në Mynih kryeministri Berisha u takua me Zëvendës Presidentin e SHBA, Joe Biden, i ftuar kryesor. Duke i uruar rizgjedhjen si zv/president, kreu i qeverisë e ftoi të vizitonte Shqipërinë. Zoti Biden është shprehur se Shqipëria është një nga vendet që ai donte më shumë dhe se do ta vizitojë me kënaqësi. Zëvendes presidenti amerikan në fjalën e mbajtur në konferencë theksoi se për SHBA, Europa është aleati kryesor dhe se SHBA dhe Europa janë partnerë të domosdoshëm për njëri - tjetrin. Kryeministri Berisha u shpreh në rrjetin social Facebook se Europa duhet të bashkohet me SHBA për të përballuar së bashku sfidat e sigurisë, si dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Pacifik, në Afrikë dhe kudo në botë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›