Dhuna në familje duhet të ndëshkohet rëndë
Ne një vend ku Kryeministri i vendit shan deputetin “nga robt e shpisë” nuk është për t’u çuditur fare kur degjon keto drama familjare, burri i kesaj vajze nuk është i semure psikik, nuk është maniak as xheloz etj., por është një njeri i zakonshëm në Shqiperi, që ushtron dhune ndaj gruas ashtu si qindra e mijëra të tjerë, ky është dhe problemi i madh që në trashëgojmë nder shekuj nuk e di se nga, në të gjitha zonat e vendit, pa dallim qytete edhe fshatra, si rasti para një jave që e vrau gruan para vajzës në Gjirokastër. Dua të them që shqiptaret janë teper egoiste e inatçinj, ose t’i dali e vetja ose shkatërrojnë gjithçka të mire që kanë dhe që e kanë fituar me shume mund e djerse, shkatërrojnë të gjitha në me pak se një minute, si puna e atij që s’po ja përmend emrin se u bë për gjynah. Ky cope mishi që i ka bere këtë gruas së tij duhet të kapet dhe të futet në burg, aty ku janë ata me burgim të përjetshëm.
Nuk ka shqiptar e bir shqiptari ta preki me dore gruan e tij jashtë shtetit, besoj se nuk është e vështirë ta gjeni pse!