E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdorimi i tepruar gjithnjë është shpërdorim

 

Uzina... Hidrocentrali... Kombinati i Autotraktorëve... Kooperativa e Tipit të Lartë..., Pionierët e... Dita e ... Muaji i... U propozua edhe emri Gratë e .... (!?)

Ka qene një kohe jo e larget që gati u shkua deri aty sa t’i nderrohet emri Shqipërisë e t’i vihej ai i një personi. U teprua aq shume sa koha dhe populli i fshiu sikur të mos kishin ekzistuar kurre.

Çfarë po bëjmë sot!? Kemi pushtuar faqet e gazetave, kemi nisur betejat e debatet gati deri në kacafytje lidhur me heqjen e emrit “Ismail Qemali” nga Universiteti i Vlorës, sikur të mos kishim njëmijë e një pune me të rëndësishme.

Nga halabakët e Bronxit e deri tek Presidenti i Republikës, nga mësuesit e fshatit e deri tek akademiket, nga analfabetet që mezi shkruajne emrin e tyre e deri tek kandidatet për Çmimin Nobël në Letërsi kemi zhveshur shpatat dhe i jemi futur betejës verbale patriotike... Ta heqim... të mos e heqim. Ta ndërrojmë ... të mos e ndërrojmë. Disa këndojnë pa çifteli... Disa vajtojnë me kuje...

Nuk jam kundër emrit të ndritur të themeluesit të Pavarësisë Ismail Qemali... Çfarëdo që të bejme për ta nderuar ate figure, nuk mund t'ia kalojme veprës me madhore të tij: Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që sa vjen dhe e larton koha...

Te tjerat janë dytësore, tretësore.... Kam qene dhe jam kunder përdorimit të tepruar të emrave të cilitdo person apo personalitet shqiptar apo të huaj.

A e dini si quhet përdorimi i tepruar(!?) Quhet abuzim, në shqipen e pastër, Shpërdorim! Ndaj të mos shpërdorojmë veprat dhe emrat e tyre. Të mos shpërdorojmë as kohen tone me debate e diskutime, poza e parada patriotizmi shterpe!

Po të ishte diamanti qymyr, karbon, kurrë nuk do të kishte vlerën që ka. Dhe të mos harrojmë se përbërja kimike e tij karbonin e ka për baze. As artificialisht nuk është prodhuar diamant me i madh se 20 gram...

Gjerat me vlere e humbin vlerën kur përdoren me shume seç duhet... Përdorimi i tepruar gjithnje e në çdo fushe të jetës është shpërdorim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›