Emigrantëve duhet tu jepet mundësia të votojnë
Votat janë një detyrim në ndërgjegjen e çdo qytetari kudo qofte, t’i japesh mundesi dhe emigrantëve është një demokraci e plote. Që në kohet e lashta, greket dhe romanet votonin në menyre demokratike, votat janë ndryshim, revolucion, o qoftë dhe rikthim në sistemin demokratik, askush nuk është i detyruar të votojë sipas ideve të tjetrit. Çdo njeri zgjedh ate që është me pak i keq, në qofte se janë të gjithe të keqij ose të kundërtën zgjedh ate që është me i miri, në qofte se janë të gjithe të mirë në të dyja rastet kontribuohet gjithmone për të ndryshuar situatën ose kandidatet. Gjenerata e pare e emigranteve e ka akoma të freskët kujtesën dhe nostalgjinë për Shqipërinë, ku kanë akoma njerezit e tyre ku në shume vende dhe rruge nuk ka ndryshuar struktura, malli për guret e lagjes, rrugicat, muret e vjetra jetojne akoma në kujtesen e çdo emigranti dhe pse nuk është kthyer ndonje here në Shqiperi, edhe pse nuk shprehet, ose me mire thuash që perdor një gjuhe dhe një menyre pak të ndryshme si një atdhetar, emigrantet kanë lene për arsye të ndryshme vendin dhe janë drejtuar rreth vendeve të tjera ku zhvillimi dhe qytetërimi është me i madh, keshtu dhe vota e tyre duhet të jete e pranishme, menyra e të jetuarit i ka mesuar të kene një koncept me progresist për problemet sociale të Shqipërisë, emigrantët nuk mendoj se e kanë të veshtire të kontribuojnë me votat e tyre por përkundrazi, mezi presin të shikojne vendin e tyre të zhvillohet sa me shpejt dhe kur të kthehen për pushime të shplodhen me të vërtetë, duke qene krenare se kanë dhene kontributin jo vetem ekonomikisht, por dhe politikisht.