Dhuna ne familje policia 3 raste brenda 24 oreve
Konfliktet me familjen dyshohet të jenë shkaku i largimit nga banesa i një 16-vjeçareje, ndërsa policia merr në mbrojtje një fëmijë 9-vjeçar për shkak të dhunës që ushtronte ndaj tij e ëma, 37 vjeçare.
Policia identifikon edhe një tjetër rast të dhunës në familje, ku bashkëshortja është masakruar me grushta I shoqi, 47-vjeçar.
Delina T., është denoncuar e zhdukur në komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës nga i ati, Ardiani. Policia ka nisur hetimet për të gjetur adoleshenten dhe kthyer atë pranë familjes.
Ndërsa inspektorët Komisariatit numër 4 të Policisë dhe seksionit të dhunës në familje kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Erikun 9-vjeçar, i cili rezulton të jetë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e ëma, Silvana.
Burimet policore thanë se shkak për dhunën janë problemet në çift, të cilat Silvana i shfrynte të fëmija.
Kërkesë padia do t’i dërgohet gjykatës së Tiranës, e cila do të vendosë për fatin e vogëlushit.
Në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, Petrit B., 47 vjeç ka goditur me grushta të shoqen, Afërdita, 41 vjeçe, e cila kishte edhe një urdhër mbrojtjeje nga gjykata pikërisht për shkak të dhunës familjare që ushtronte ndaj saj i shoqi.
Policia ka nisur procedimin penal për Petritin.