E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet me rreth 60 vite burg banda e grabitesve Hijet e Nates

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 60 vjet burg tetë anëtarët e bandës grabitëse që u arrestuan nga Policia e kryeqytetit dhjetorin e dy viteve më parë në operacionin e koduar “Hijet e Natës”.

Kryesuesi i trupit gjykues, Bardhyl Dhamo vendosi shpalljen fajtor të tetë të pandehurve për vjedhje me dhunë e armë, si dhe për akuzën e krijimit të organizatës kriminale.

Elton Lika, u dënua me 12 vjet burg, Sulejman Bakalli dhe Sajmir Kuçi u dënuan me nga 11 vite burg. Për Admir Burrin u dhanë 10 vite burg, për Dritan Dukën, 8 vjet,

3 vjet për Euklid Habilin dhe Taulant Matajn, si dhe 20 muaj burg për Drinald Mataj.

Tetë të pandehurit e “Hijeve të Natës” u akuzuan për 11 grabitje dhe vjedhje spekatolare, ndër të cilat vjedhja e ambasadës Daneze në Tiranë apo e 500 mijë eurove në kasafortën e një biznesmeni ndërtimesh po në kryeqytet.

Hetimi i dosjes rezulton të jetë një ndër bashkëpunimet më të suksesshme të viteve të fundit mes Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›