E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: Shqipëria një regjim hibrid

TIRANE-Ish-presidenti, Rexhep Meidani ka deklaruar se demokracia shqiptare është një regjim hibrid, i cili ka nevojë të përsoset së tepërmi në të gjitha drejtimet e saj. Sipas tij politika nuk beson tek vota e qytetarit, prandaj krijohen gjithnjë konflikte në proceset zgjedhore. Këtë deklaratë Meidani e ka dhënë dje gjatë prezantimit të librit të tij të fundit, “Rëniet dhe ngritjet e demokracisë” në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Meidani ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet një institucion i kritikueshëm dhe se Kolegji Zgjedhor duhet të tregojë drejtësi. “Është situatë relativisht kritike për proceset politike, demokratike shqiptare, duhet të presim edhe rezultatin e Kolegjit Zgjedhor. Qytetari shqiptar është tolerant, voton me mendjen e tij, me opinionin e tij, ndërkohë që politika nuk beson në votën e qytetarit duke krijuar konflikte të përhershme në proceset zgjedhore”, tha Meidani.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›