E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne familje rriten rastet e denoncimeve


Korce- Regjistrohet rasti i trete i nje gruaje te dhunuar ne oret e fundit ne rrethin e Korces. Shifrat jane alarmante teksa policia nga ana e saj ndjek me shume kujdes denoncimet e zonjave qe rrihen nga bashkeshortet por ne shume raste dhe nga femijet. Vetem ne dy ditet e fundit jane tre raste qe jane trajtuar nga policia pas vendimit te menjehershem te gjykates per te mbrojtur viktimat e dhunes.


Rasti i te enjtes eshte ai i nje 51-vjecareje nga fshati Mborje vetem 3 kilometra larg Korces. A.Mita e papune nene e tre femijeve ka kerkuar ndihmen e uniformave blu pasi i shoqi e ka keqtrajtuar duke e lene pa ndjenja ne toke ne oret e para te mengjesit kur te gjithe ishin ne gjume.


Gjendja e tyre e renduar vjen nga kushtet e veshtira ekonomike por dhe alkoolizimi i tepruar i te shoqit. Historia perseritej gati e pandryshuar cdo dite madje dhe ne prani te femijeve.


Duke mos mundur me te duroje kete situate Mita ka denoncuar ne polici bashkeshortin e saj shtetasin Dhimiter Mita. Menjehere ka dale urdhri i mbrojtjes per te demtuaren nderkohe qe procedurat kane kaluar dhe ne organin e prokurorise. Por teksa bashkeshortet jane ata qe shkaktojne me dendur dhune edhe femijet nuk jane me pak problematike ne raport me prinderit e tyre.


Te rritur ne nje ambient ku babai fyen dhe rreh nenen ne syte e tyre eshte nje keqedukim qe percillet dhe tek brezat per fat te keq. Keshtu dy dite me pare eshte arrestuar per dhune ndaj nenes se tij ndaj te ciles eshte vendosur edhe urdher mbrojtjeje per shkak te keqtrajtimit te vazhdueshem ne familje nje 32-vjecar ndersa ne devoll nje emigrante ka denoncuar bashkeshortin per te njetin motiv dhune qe ne kete rast ka ardhur si pasoje e xhelozise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›