Heshtja e te rriturve dhe indiferentizmi i te rinjve

Fatos Lubonja komenton mungesen e brezit te ri ne diskutimin per te kaluaren. Ata jane vazhduesit e kesaj kulture te ambiguitetit te heshtjes te gjuhes se dyfishte.
Denimi i krimeve te komunizmit dhe rehabilitimi i viktimave ka deshtuar thote Adrian Kati nje drejtues shoqate qe hulumton te kaluaren. Te majtet thone edhe po spatet vdekur per te vdekur keni kurse te djathtet na kane vjedhur persekutimin.
Sot ne Shqiperi kjo eshte forma me e njohur e interpretimit te te drejtave te nje ish te denuari politik por edhe te ish te denuarve qe rrine akoma nen hijen e te burgosurit politik.
Skemi bere vleresimin e disidenteve te vertete hidhini nje sy teksteve te shkollave. Aty kundershtaret e regjimit duken si nje grup njerezish qe papritur hyne ne telashe.
Po si dhe nga mendoni duhet nisur denimi i krimeve te komunizmit Nga denimi i Enver Hoxhes dhe heqja e dekoratave qe i jane dhene.
Ai qe po flet spo ben humor dhe ai qe po degjon spo ve buzen ne gaz. Ne kete situate nuk ka humor. Dyshja qe ben kete dialog i ngjan nje dysheje njerezish te ngeshem te provinces qe flasin duke ecur e ndalen per pak ec e ndal ec e ndal deri sa hijet e tyre dalin nga horizonti.
Ka ndonje takim kohe pas kohe ne nivel universitaresh dhe te shoqerise civile qe kujton diskutimi i se shkuares komuniste vuan shpesh nga folklorizmi i ngjarjeve dhe personazheve te saj.
Seminari Pasojat e diktatures - Trajtimi i shtypjes dhe mesimet qe nxjerrim prej saj organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer ne bashkepunim me Universitetin e Jenes ne Gjermani dhe Universiteti i Tiranes u be me kete qellim perballja me te kaluaren nepermjet hulumtimit shkencor te fakteve krimeve dhe pasojave te diktatures komuniste.
Ne seancen Kundershtia politike kultura dhe letersia e nendheshme foli Fatos Lubonja si perfaqesues i shoqerise civile dhe si ish i denuar politik.
Fjala e tij Asfiksim ne embrion - ata qe mendonin ndryshe ne Shqiperine komuniste eshte vazhdim i nje diskutimi te gjate qe Lubonja ka ndjekur me publikun dhe lexuesin pergjate gjithe njezetvjecarit pas renies se diktatures. Autori i Ne vitin e shtatembedhjete Ridenimi dhe drejtuesi revistes Perpjekja vazhdon dialogun per disa pyetje qe marrin shkas nga diskutimi i djeshem.
fare i zhvleresojne apo sa i ndihmojne takime si keto reflektimit per diktaturen
Ne rastin konkret ajo qe me mua me shqeteson eshte qe iniciativat per keto lloj takimesh merren nga te huajt vjen nje input nga jashte. Shoqeria shqiptare ka pak shqetesim te brendshem per ti organizuar vete keto.
Por nga ana tjeter pozitive eshte qe gjithsesi mbahet gjalle nje diskutim konfrontohen pervojat midis Shqiperise dhe vendeve te tjera. Gjithsesi une bej pjese nder ata qe mendojne se shoqeria shqiptare merret shume ceket me shume indiferentizem here pas here ose me nje lloj instrumentalizimi politik me keto tema.
Ai qe mund te quhet katarsis i vertete per te cilin kemi nevoje dhe keto do te ishin instrumente qe do te ndihmonin per katarsis ende nuk eshte plazmuar sic duhet. Elita ne pushtet mbrohet nga e kaluara me shume se sa tenton te merret me te me sinqeritet pa manipulime pushteti per tu bere te rinjve me te kuptueshme gjithe ate qe ka ndodhur ato 45 vjet. Per te kuptuar se nga vijme edhe pse jemi keshtu.
Sot eshte rast i vecante marrin pjese te rinj qe zakonisht mungojne ne keto takime. Si e shikoni fatin e historise te kesaj periudhe te projektohet tek brezi i ri
Kur gjykojme te rinjte e para e punes duhet te shikojme vetveten sepse te rinjte jane produkti yne. Flas per nje brez qe seshte me i ri tani. Nese shohim nje indiferentizem te te rinjve kjo vjen per shkak se ne nuk e kemi bere si duhet punen tone.
Pse nuk e kemi bere eshte njera gje qe tentova ta them nje cike me lart. Mosinteresimi i te rinjve per te kaluaren ne teresi eshte pikerisht produkti i heshtjes se te rriturve per te kaluaren.
Menyra se si i jemi qasur ne si te rritur asaj te kaluare me ambiguitetin me gjuhen e dyfishte me heshtjen ndaj shume gjerave me heshtjen ndaj pergjegjesive tona u eshte transmetuar te rinjve dhe ne njefare menyre ata jane vazhduesit e kesaj kulture te ambiguitetit te heshtjes te gjuhes se dyfishte.
Me ka bere pershtypje nje moment para disa vitesh. Anri Sala realizoi nje film Intervista quhej. Ishte nje perpjekje qe bente nje i ri per ti pyetur prinderit cfare ishit cfare keni bere per te ngritur nje pikepyetje mbi te kaluaren.
Ajo qe me ka bere pershtypje ishte qe e ema donte qe ky film te behej sepse i biri me kete mund te kishte sukses ne Perendim. Por nuk donte qe filmi te shfaqej ketu sepse demtonte figuren e vet.
Dhe ky film nuk u shfaq ne salla nuk u be objekt debati nderkohe qe vazhdoi nje rruge te suksesshme jashte.
Fakti qe i njejti artist vjen dhe ben reklame per pushtetin e kam fjalen per filmin mbi lyerjen e fasadave nuk kerkoi te shikoje se cbehet mbrapa fasadave ne kete shoqeri eshte nje vazhdimesi e asaj kulture e fasades qe duhet te ruajme. Per fat te keq.
fare trajton diskutimi juaj i sotem Asfiksim ne embrion...
Asfiksia qe ne embrion tenton te shpjegoje radikalizmin e regjimit shqiptar pse mbeti stalinist deri ne fund regjimi shqiptar.
Sepse nje nga karakteristikat e stalinizmit eshte terrori shume i forte qe do te thote edhe eliminimi qe ne rrenje e cdo perpjekje per disidence nese mund ta quajme keshtu qe lidhet me dy gjera me lavazhin e trurit me te madh se sa ne cdo vend tjeter qe i takon ideologjise si instrument pushteti dhe me represionin me te forte se sa ne cdo vend tjeter pra me goditjet nepermjet terrorit qe sintetizohej ne nje thenie te famshme te Enver Hoxhes Kush ngre gishtin do i presim doren kush ngre doren do i presim koken.
2009-2011 pervjetori njezete i renies se Murit te Berlinit dhe fundi i diktatures ne Shqiperi. Dhe prape duken propagande sloganet e sotme per denimin e krimeve te komunizmit.
Kjo ka te beje me instrumentalizimin politik qe nuk i sherben asaj qe eshte esenciale per mua katarsisi i vertete. Ka nje thenie te vjeter latine sipas se ciles e mira percaktohet nga qellimi pse ti e ben nese ti ke nje qellim te mire ajo eshte e mire. Kurse kur nje akt ne dukje i mire instrumentalizohet per qellime pushteti politike per qellime dhe korrupsioni nuk eshte i mire e komprometon ate.
Per fat te keq ne Shqiperi kjo ndodh. Kur qellimi pse supozojme flitet per nje prokuror qe paskej qene prokuror i komunizmit nuk eshte per te denuar krimet e komunizmit por se ky prokurori sot mund te ishte edhe prokuror i gjyqit te Gerdecit fjala vjen. Ne kete moment qellimi i mire kompromentohet.
Ketu nga njeri prej studiuesve gjermane u fol per historine e asimilimit gjate komunizmit te minoriteteve. A keni histori te ngjashme me ato qe degjuat per arumunet sot
Ketu u harrua te thuhet nje gje e rendesishme. Ideologjia e pushtetit te Enver Hoxhes nuk ka qene thjesht komunizmi por nacional-komunizmi. Shteti shqiptar ne periudhen e Hoxhes ka njohur edhe periudhen e formimit te miteve te nacionalizmit shqiptar te identifikimit te shqiptareve dhe te ndertimit te asaj qe quhet shqiptaria si identitet shqiptar.
Dhe ky proces ka qene tejet homogjenizues. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria si thuhej me fjalet e Vaso Pashes eliminoi fete ne emer te shqiptarise.
Ne kete kuptim identifikimi i te gjitheve me kete shqiptari nenkuptonte edhe eliminimin e identiteteve te tjera. Ka rezistuar me shume minoriteti grek per arsye se ishte shteti grek qe bente presion. Politikat homogjenizuese kane qene shume te forta edhe ndaj vlleheve e sllaveve.
Presioni atmosfera mungesa e shkolles bente qe nje pjese e tyre te ndiheshin me mire duke harruar identitetin e meparshem.
Por ky eshte nje fenomen qe ka ndodhur ne jo pak vende e kane bere shtetet kombe ne formimin e tyre Kanibalizem kulturor e quan Levi Strauss.