E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i shiritave

Buxhetit faktik te paraqitur dje per miratim ne Kuvend duhet ti japim fillimisht emertimin e sakte buxheti elektoral. Nje buxhet qe mbart spekullimet e njohura te Qeverise se shiritave ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009.


Shembulli me tipik eshte ai i Ministrise se Puneve Publike e cila autorizoi ceqe 100 mije lekeshe per kontratat e rrugeve elektorale dhe ushtroi presion ndaj sipermarresve duke mos u lejuar pjesemarrjen ne tendera te tjere nese ata nuk vetefinanconin 70 te vleres se investimit. Keshtu me parate e sipermarresve private dhe duke mashtruar elektoratin Qeveria provoi te fitonte nje grusht votash me shume.


Prova me e e thjeshte jane shpenzimet kapitale te Ministrise se Arsimit dhe te Shkences. Sipas raportit shpenzimet kapitale ne buxhetin e ndryshuar u zvogeluan me 32 ne krahasim me buxhetin e miratur.


Nderkohe objektivat dhe treguesit e programeve te kesaj ministrie mbeten te pandryshuar. Kjo deshmon se per Ministrine e Financave dhe ate tee Arsimit dhe Shkences ka rendesi vetem te shpenzohen parate e taksapaguesve pa asnje preokupim per impaktin e ketij shpenzimi.


Mungesa e efikasitetit edhe me shpenzimet e modifikuara ne buxhetin faktik 2009 evidentohet qarte ne raportimet e te gjitha Ministrive. Nga 31 programet e pese Ministrive kryesore pergjegjese per 66 te shpenzimeve nuk eshte realizuar plotesisht as edhe nje i vetem.


Kjo tregon qartazi gjendjen e rende te menaxhimit te Ministrive paaftesine e Ministrise se Financave per ta monitoruar e raportuar kete gjendje dhe pazotesine e Qeverise per ta parandaluar dhe shmangur deshtimin.


Por cila eshte domethenia e mosrealizimit te 31 programeve ministore Ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences shpenzimet kapitale jane realizuar vetem 63. Kjo do te thote se ne arsimin baze nuk jane realizuar investimet per permiresimin e infrastruktures shkollore sjane ngritur laboratoret neper shkolla nuk eshte beere lidhja me internet.


Ne arsimin e mesem te pergjithshem nuk jane realizuar investimet per rikonstruksionin e objekteve ekzistuese ndertimin e objekteve te reja dhe furnizimin e shkollave me pajisje ne arsimin e mesem profesional nuk jane realizuar as nje e treta e investimeve per rikonstruksionin e shkollave profesionale rikonstruksionin e konvikteve dhe mobilimin e shkollave dhe konvikteve. Ne arsimin e larte shpenzimet kapitale jane realizuar vetem 41.


Ne Ministrine e Shendetesise shpenzimet kapitale ne kujdesin paresor jane realizuar vetem 50 dhe ne kujdesin dytesor vetem 75. Ne Ministrine e Bujqesise nuk jane realizuar shpenzimet ne programe te tilla si zhvillimi rural shpenzimet kapitale per sigurine ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.


Keto shembuj dhe shume te tjere per cdo Ministri tregojne qarte se Qeveria eshte e preokupuar vetem per te shpenzuar fondin e pagave qe ne te gjitha Ministrite eshte realizuar mbi 95 dhe jo per permbushjen e detyrave qe kane institucionet. Shteti eshte kthyer keshtu ne nje makine te shkateruar se ciles mund ti hedhesh karburant pafund por ajo nuk leviz nga vendi.


Mosrealizimet e programeve kane demtuar jo vetem objektivat e Ministrive por kane penguar edhe veprimtarine e nje numri te madh sipermarrjesh private. Keshtu realizimi 0 i shpenzimeve per furnizimin me pajisje te shkollave konvikteve e spitaleve i ka hequr mundesinee bizneseve perkatese te prodhojne e mbajne ne pune punetoret ne kohe krize.


Perballe kesaj gjendjeje Qeveria ecen symbyllur pa asnje bilanc dhe e gjen te udhes te paraqese ne Kuvend nje raport si ky i cili permban objektivat e Programit Buxhetor Afatmesem pa treguar se sa prej tyre dhe ne cmase jane realizuar.


Per shembull ne programin e arsimit te mesem profesional vazhdon te citohet si objektiv perfshirja e 27 e nxenesve pa treguar se megjithese sistemi shpenzon ky tregues ka mbetur ne nivelin 17 per shume vite. Ne programin e tregut te punes thuhet se do te nxitet punesimi dhe do te ulet papunesia pa evidentuar se pavaresisht parave te shpenzuara papunesia ka arritur nivelin me te larte ne dhjete vite.


Buxheti elektoral 2009 eshte buxheti i shperdorimeve te medha te keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Nga 125 tendera te vleresuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit thuajse 65 e tyre kane shkelje ne procedura duke i shkaktuar shtetit deme shume milioneshe.


Kjo lidhet para se gjithash me mungesen e eficiences ne shpenzimet e fondeve publike me metodat e vjeteruara te menaxhimit dhe te raportimit te shpenzimeve nga Ministrite dhe Ministria e Financave si dhe me paaftesine dhe papergjegjshmerine e Qeverise per te kryer detyren me themelore te saj.


Nq perfundim ky buxhet eshte nje model i keq qe nuk duhet perseritur. Kete duhet ta kuptoje ne rradhe te pare Kryeministri i cili pa nxjerre asnje mesim shpalli dje buxhetin e ri elektoral buxhetin e shiritave 2011. Kete duhet ta kuptojne edhe Ministrat praktikat korruptive te te cileve po e fundosin vendin.


Ne perfundim dicka per Kryeministrin dicka qe e mendon i madh e i vogel sot ne Shqiperi dicka qe e mendojne edhe vete ata qe i servilosen por kane frike tja thone dicka qe e mendojne edhe vete ata qe ka ne krah por nuk ja thone se duan ti caktoj si pasardhes Largohuni zoti Kryeminister


Ky vend nuk mund te menaxhohet me keshtu Mos u joshni nga genjeshtrat me klonim te Steve Forbes se investimet nuk po vershojne se eksportet nuk kane bere cudira se deficiti nuk eshte 3.1 se gjyqesori nuk eshte i pavarur se ceshtja e pronave nuk eshte zgjidhur dhe mbi te gjitha varferia nuk eshte pakesuar. Largohuni se po shkateroni vendin. Largohuni sa me shpejt dhe pergjithmone

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›