Dhuna ne shkolla Tafaj Fenomeni shqetesues

Fenomenin e dhunës në shkolla drejtuesit e arsimit në vend e kanë ngritur sërish si shqetësim, pasi në vitim që lamë pas nuk ishin të pakta rastet e incidentëve mes nxënësve deri në plagosje midis tyre me armë të ftohta në ambientet e shkollave. Kreu i arsimit Myqerem Tafaj, ju ka kërkuar arsimtarëve, të vendosin një raport të drejtë me nxënësit, apo studentet, pasi sjelljet jo korrekte janë një shtysë për shfaqjen e këtij fenomeni.
"Shkollat tona janë sigurisht të pacliruara nga dhuna, por ne duhet ti trajtojmë sipas formave të dhunës që shfaqet edhe në shkollat tona. Me plot gojën mund të them se forma e dhunës 'agresion fizik' është ndoshta në nivelet më të ulëta,në shkollat tona, në raport me shkollat e vendeve të tjera. Por ne shohim forma të tjera të dhunës që ndoshta në vende të tjera janë shumë pak të shfaqura dhe në vendin tonë, në shkollat tona janë të shfaqura", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.
Këtë deklaratë ministri Tafaj e bëri gjatë promovimit të planit kombëtar për një shkollë miqësore. I pranishëm ka qënë dhe kreu i UNICEF në vendin tonë, i cili u shpreh se në shkollat shqiptare, duhet të integrohen programe sensibilizimi, si për mësuesit edhe për nxënësit, të cilat minimizojnë format e ndryshme të dhunës, në vecanti atë psikologjike, e cila është më e shpeshtë.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 01 mars 2011 )