E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri per zjarr hetim tabulateve te gardisteve

Tre drejtues te  gardes se Republikes mes tyre dhe komandanti Ndrea Prendi kane qene urdheruesit e hapjes se zjarrit mbi demonstruesit e 21 janarit.Komandanti i pergjithshem i Gardes se Republikes Ndrea Prendi,zevendes komandanti Alfred Ahmetcenaj dhe  shefi i njesise speciale numer 2 Dashamir Shehi kanë qenë pasditen e 21 janarit brenda rrethit të Kryeministrisë dhe organi i akuzes dyshon se këta drejtues kanë dhënë urdhër për të qëlluar ndaj demonstruesve te 21 janarit.

Burime prane organit te akuzes bejne me dije se po zhvillohen ende hetime ndersa grupi hetimor dyshon se drejtuesit e gardes kane komunikuar nepermjet celulareve gjate demonstrates. Per kete eshte kerkuar dhe zbardhja e tabulateve telefonike kjo edhe pasi pak kohe me pare Garda e republikes mohoi te kishte nje server qendror  ku rregjistroheshin te gjitha komunikimet mes tyre.

Deri me tani organi i akuzes ende nuk ka mundur te ngreje nje akuze konkrete per kreret e Gardes ndersa pritet qe me zbardhjen e telefonatave por edhe me ndihmen e shteteve te Bashkuara ne hetime do te mund te hidhet drite mbi 4 vrasjet e 21 janarit

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›