Regjistrimi i pamundur. Gjata Remuje me shifrat. Godo Te shfuqizohet ligji
Ligji për gjendjen civile, përvecse në kundërshtim me atë të të dhënave personale, mund të shkaktojë një rrëmujë shifrash sipas konstitucionalistit Rustem Gjata. Duke mos qenë nocione kushtetuese, deklarimi i Kombësisë dhe fesë do të jetë vullnetar, duke krijuar kështu statistika të paqarta për ndarjen etnike dhe fetare në vend.
"Unë për vete kam qenë, jam dhe do të jem kundër kësaj. A mund të merret një përgjegjësi penale, ose civile, ose administrative ndaj një personi që nuk pranon të deklarojë fenë ose kombësinë. Në asnjë mënyrë. Ajo është cështje personale e tjetrit. Tani kemi dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave vetjake, atëherë cfarë i mbetet? Nga kjo do krijohet një mish mash pastaj. Një pjesë do ta deklarojnë, cfarë konkluzioni nxjerrim. Asnjë konkluzion pastaj nuk mund të nxirret as për arsye shkencore", tha Rustem Gjata.
Veçanërisht të rrezikshme e kosideron një grupim intelektualësh, vetëdeklarimin e kombësisë në një peticion drejtuar presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit. Hartuesi i dokumentit, historiani Sabri Godo e sheh të pamjafueshem shtyerjen e nisjes së regjistrimit, pasi zgjidhja sipas tij do të ishte vetëm shfuqizimi.
"Duhet gjetur një rrugë që të mos arrijmë në një regjistrim artifical të shqiptarëve. Ky ligji i gjendjes civile që ka kaluar të themi në mënyrë ilegale, nuk e ka vënë re njeri që është bërë një ligj i tillë, dhe nga kjo tani janë duke përfituar disa gjykata që bëjnë ndonjë lloj trafikimi me këtë. E thënë drejt e drejtë marrin ndonjë pare për tu ndëruar kombësinë njerëzve që nuk u takon. Është shtyrë afati por nuk ka ndryshuar ndonjë gjë duhet të shfuqizohet ligji", tha Godo.
Regjistrimi i popullsisë mbi kriteret etnike dhe fetare, u shty për në shtator.
Kundër ligjit të gjendjes civile që e rregullon këtë regjistrim janë depozituar 2 padi për ta shpallur antikushtetues në gjykatën kryesore të vendit.
Elona Gjylmi