E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në stadium, Duka: Gjithçka të zgjidhet brenda futbollit

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka eshte shprehur se cdo lloj dhune ne futboll eshte e denueshme dhe nuk ka asnje justifikim. Ne kete menyre, numri nje i qeverise se futbollit ne vend ka reagur ne lidhje me incidentet e renda qe ndodhen ne derbin mes Tiranes dhe Dinamos te zhvilluar ne “Qemal Stafa”. Deklaratat e Dukes kane ardhur perpara mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, i cili do t’i kerkoje komisoneve te tjera te ndeshkojne rreptesisht nga ana sportive te gjithe pergjegjesit.

"Dhuna eshte dhune dhe nga kushdo qe behet eshte e denueshme, eshte e
shemtuar, nuk na perket neve, nuk i perket komunitetit tone. Ne te
gjithe distancohemi nga kjo dhune dhe do te marr masa te rrepta per ta
parandaluar kete dhune. Nuk ka asnje lloj komenti, asnje nuk mund te
kete imunitet per te perdorur dhune. Asnje nuk e perligj shfaqjen e
dhunes, qofte dhe nje gabim i gjyqtarit, qofte dhe nje gabim i
futbollistit. Dhuna duhet denuar", tha Armand Duka, president i FSHF-se.

Presidenti Duka ka folur edhe per vendimin e klubit Tirana per t’iu
drejtuar prokurorise, duke thene se do te ishte me mire qe gjithcka te
zgjidhej brenda familjes se futbollit. "Ti bej dhe une nje kerkese atyre qe i jane drejtuar organeve te tjera,
ndoshta dhe prokurorise qe ne ti zgjidhim problemet brenda familjes
tone, brenda futbollit, te kemi me shume fryme sportive dhe ne do te
marrim masa sportive, do te bejme denime sportive dhe jo me shume se
kaq", vijoi Duka. Mbledhja e Komitetit ekzektuiv te FSHF-se, i paraprin mbledhjes se
Komisionit Disiplinor, i cili do te vendose per masat qe do te marre
ndaj protagonisteve ne incidentet e fundit ne Superlige.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›