E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës ndalon pesë zyrtarë serbë

Policia e Kosovës ka ndaluar pesë zyrtarë serbë në fshatin Dërsnik të komunës së Klinës, me arsyetimin se kanë zhvilluar tubim politik me banorët e fshatit.Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se në mesin e të ndaluarve ishte edhe Zv/Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Branislav Ristiç. Kelani tha se të pesë zyrtarët serbë kanë shkelur rregullat për mbajtjen e tubimeve politike brenda territorit kosovar dhe se ata pas ndalimit janë dërguar në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje.

Policia tha se në bazë të vendimit të një prokurori vendas, të pesë
zyrtarët serbë janë përcjellë deri në vendkalimin kufitar me Serbinë, në
Merdare. Ndalimi i zyrtarëve serbë vjen pak kohë pas kthimit të
ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç në afërsi të Shtërpces, për
shkak të mos marrjes së lejes nga autoritetet përkatëse për të hyrë në
territorin e Kosovës.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›