Kushtetuesja rrëzon paktin me Greqinë
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje në mbrëmje marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë. Vendimi mësohet se është marrë vetëm për arsye proceduriale mbrëmjë rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj. Pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme.
Pakti mes Greqisë dhe Shqipërisë, u nënshkrua prillin e kaluar në Tiranë
nga ministrat e jashtëm Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Ai më pasi u
miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa
cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga
opozita shqiptare.