E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma ka frikë nga Cezena, por jo nga Bogdani

Çezena, skuadra e re Erjon Bogdanit, do të ketë Romën, nënkampionen e Italisë, në javën e parë të Serisë A. Çezena rikthehet në A pas pothuajse 20 vjetësh. Ruxhiero Riciteli, një ish-lojtar i dy skuadrave gjatë një interviste të dhënë për Oroeporpora.it, e të publikuar edhe në faqen e tifozëve të Romës, Romanoi.it, nuk e konsideron si të rrezikshëm sulmuesin veteran shqiptar. Në lidhje me pyetjen, se cili nga njerëzit e trajnerit të Çezenës, Fikadenti, mund t’i shkaktojë vështirës Romës, Ricitieli u përgjigj: “Xhakerini dhe Skeloto janë dy lojtarë të mirë, para së gjithash i pari, është i zoti dhe është mjaft në formë. Por mungon një sulmues që ta fusë topin brenda. Çezena ka marrë Bogdanin, i cili nuk ka qenë kurrë një bomber”. Gjithsesi, Riciteli pranoi se Çezena është një skuadër që të lodh jo pak e që nuk dorëzohet lehtë

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 25 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›