29 artistë në garë
Me këtë rast do të ndahen tri çmimet e para dhe disa shpërblime speciale nga organizatorët sipas vlerësimit të jurisë profesionale.
Gara e Artit Global filloi vitin e kaluar, ndërsa këtë vit shënon rritje afirmative si për nga numri i pjesëmarrësve ashtu edhe për nga cilësia dhe vlerat artistike që prezantohen aty. Kjo garë vazhdon të ketë konkurrencë të denjë në mesin e 29 artistëve, të cilët vijnë nga nëntë shtete të ndryshme të globit dhe të cilët sjellin 38 vepra arti. Këto vepra pamore që do të ekspozohen në galerinë e Muzeut të Kosovës do të trajtojnë temën emigruese nëpër të cilat kaloi populli ynë po edhe popujt të tjerë nga i tërë globi.
Teknikat kreative të artistëve pjesëmarrës janë të ndryshme dhe secili krijues në realizimet e veta bartë porosi domethënëse dhe shumë substanciale për temën dhe njeriun e këtij globi, i cili gjithnjë e më shumë është i kushtëzuar me emigrimin.