Dhuna nga protestuesit e pajustifikueshme

Shtetet e Bashkuara te Amerikes Bashkimi Evropian dhe OSBE denuan dje demonstraten e dhunshme te opozites se majte duke bere thirrje urgjente per qetesi te te gjitha paleve dhe per permbajtje
Shtetet e Bashkuara te Amerikes Bashkimi Evropian dhe OSBE reagojne pas protestes se dhunshme te zhvilluar dje ne kryeqytet. Nderkombetaret shprehen kunder dhunes se ushtruar mes protestuesve dhe policise e cila u pasua dhe me viktima. Sipas tyre dhuna nuk mund te justifikohet dhe duhet shmangur. Ata bene thirrje urgjente per qetesi te te gjitha paleve dhe per permbajtje. SHBA OSBE dhe BE riperseriten thirrjen per dialog konstruktiv dhe kompromis per te zgjidhur mosmarreveshjet politike ekzistuese.
Reagojne nderkombetaret
Shprehim keqardhje te thelle qe demonstrata e sotme djeshme ne Tirane nuk ishte paqesore dhe coi ne disa viktima. Dhuna dhe perdorimi i tepert i forces nuk mund te justifikohen dhe duhen shmangur - reaguan dje pasdite ne nje deklarate te perbashket ambasada e SHBA-se ne Tirane kreu i Delegacionit te Bashkimit Evropian dhe Prezenca e OSBE-se ne vendin tone. Nderkombetaret bene thirrje per qetesi. Bejme thirrje urgjente per qetesi dhe permbajtje nga te gjitha palet dhe qendrimin e tyre larg provokimeve - deklaruan ata. Sipas SHBA-se BE-se dhe OSBE-se Shqiperia eshte nje vend demokratik aspiron per anetaresim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Per rrjedhoje riperserisim thirrjen tone per dialog konstruktiv dhe kompromis per te zgjidhur mosmarreveshjet politike ekzistuese - perfundon deklarata e perbashket. Dhe nje dite me pare ambasada amerikane i beri thirrje opozites te zhvillonte demonstrata paqesore ne respektim te ligjit e te institucioneve. Ambasada e Shteteve te Bashkuara mbeshtet plotesisht te drejten per lirine e shprehjes dhe grumbullimit per te gjithe popullin e Shqiperise. Ne nje shoqeri demokratike si Shqiperia eshte e rendesishme qe shprehje te tilla te jene paqesore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve sundimit te ligjit dhe te drejtave te te tjereve duhet te zbatohen gjate te gjitha tubimeve e demonstratave - theksoi nje dite para demonstrates ambasada amerikane ne vendin tone. Sipas saj ditet e fundit retorika dhe gjuha e disa udheheqesve politike kane marre nje ton qe sugjeron mbeshtetje per akte crregulluese dhe te demshme e sjellje te papershtatshme. Kjo gjuhe eshte e papranueshme - ka theksuar ambasada e SHBA-se. Perdorimi i retorikes provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonje forme dhune eshte ne dem te popullit te Shqiperise. Populli shqiptar meriton me mire se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt permbushjes se reformave per te cilat ka nevoje urgjente dhe perparimin e vendit te tyre e permbushjen e aspiratave te tyre demokratike - thuhej ne deklaraten e ambasades amerikane. SHBA vleresoi dy dite me pare dhe punen profesionale te Policise se Shtetit ndersa beri apel qe edhe kete here te punohet me te njejtin profesionalizem e ligjshmeri. Vleresojme sjelljen profesionale qe policia e shtetit ka ushtruar ne menyre konseguente ne permbushje te pergjegjesive te tyre gjate demonstratave te kaluara. Presim qe i njejti nivel profesionalizmi te demonstrohet ne protesten e planifikuar per diten e premte me 21 janar - perfundonte deklarata e ambasades amerikane.