Ndal dhunes

Ne demonstraten e djeshme te opozites se majte ajo qe u vu re gjate gjithe zhvillimit te saj ishte prania e larget apo e padukshme e deputeteve te opozites ne te
Demonstrata e opozites e zhvilluar dje ishte nje nder me te ashprat dhe me te dhunshmet qe jane pare ne Shqiperi qe pas trazirave te ndodhura ne vitin 1997. Ndryshe nga sa kishin paralajmeruar dhe deklaruar me pare kryetari i PS-se Edi Rama dhe deputetet socialiste se demonstrata do te jete paqesore dhe nuk do te kete dhune gjithcka qe ndodhi ne bulevardin Deshmoret e Kombit ngjante me nje arene te vertete luftimi midis protestuesve dhe forcave policore. Ne fakt deklarata e dy diteve me pare e kreut te selise roze la pas disa hije dyshimi pasi nga njera ane Rama deklaroi se do te jete nje demonstrate paqesore dhe nga ana tjeter theksoi se nuk mund te mbante pergjegjesi per ate qe mund te benin demonstruesit. Demonstrata e djeshme e opozites pati perfundime te hidhura kjo pasi ne te humben jeten tre persona dhe shume te tjere u plagosen mes tyre dhe perfaqesues te forcave te rendit. Pervec ketyre te dhenave me te vertete te renda ajo qe u vu re tjeter ne kete demonstrate ishte dhe mungesa e plote apo pozicioni gjysmehije i deputeteve socialiste dhe kryetarit te tyre Edi Rama.
Deputetet e PS-se ne udhekryqet e Tiranes
Demonstruesit te ardhur nga 4 kryqezimet kryesore te Tiranes nisen marshimin drejt bulevardit Deshmoret e Kombit per tu vendosur para kryeministrise. Menjehere pjesa me e madhe e tyre iu drejtuan mjaft furishem bulevardit me pankarta neper duar. Gjashte kordone te policise ishin vendosur para kryeministrise ndersa forca te FNSH brenda godines ishin te pergatitura plotesisht per te perballuar ne menyre sa me te mire kete demonstrate. Rreth ores 1410 min. pales demonstruese i eshte bashkuar edhe kreu i opozites Edi Rama anetare te Partise Socialiste dhe disa prej aleteve te majte. Por ajo qe u vu re pothuajse gjate gjithe zhvillimit te demonstrates ishte prania e larget apo e padukshme e deputeteve te opozites ne te. Disa prej tyre ndodheshin mjaft larg kryeministrise dhe perpiqeshin qe te kuptonin se cpo ndodhte vetem nga njerez te cilen largoheshin nga pjesa qendrore e demonstrates prej forcat policore. Protestuesit te sapo mberritur para selise se kryeministrise filluan te kerkonin doreheqjen e kryeministrit se vendit. Vetem pak minuta me pas gjithcka ndryshoi dhe demonstrata mori nje rruge krejt tjeter. Protestuesit filluan te goditnin policine me sende te tilla si cadra shkopinj dhe gure. Forcat policore mundoheshin qe te ruheshin nga guret dhe sendet e tjera me ane te skafandrave. Disa prej protestuesve gjuanin drejt policise me disa shkopinj te medhenj dhe fill me pas policia fillon te kunderpergjigjet duke shtyre protestuesit. Rreth ores 1430 demonstruesit qelluan nje makine policie me gure. Perdorimi i gazit lotsjelles nga policia beri qe protestuesit te largohen disa metra me tutje duke lene bosh bulevardin kryesor dhe duke u vendosur ne trotuarin tjeter. Situata vinte gjithmone e me shume duke u tensionuar. Policia u mundua ta largoje turmen me gaz lotsjelles por nga ana tyre demonstruesit filluan te godisnin me gure policine. Bulevardi Deshmoret e Kombit kthehet ne nje arene luftimi ku nga njera ane eshte tymi qe vjen nga gazi lotsjelles dhe nga ana tjeter jane sendet e forta te hedhura nga protestuesit. Demonstruesit vazhduan te qellonin me gure ne drejtim te policise dhe policia i kunderpergjigj me makina zjarrfikese per te shperndare protestuesit me uje. Rreth ores 1450 degjohen te shtena ne ajer qe ishin plumba manovre te policise ne perpjekje per te larguar turmen tashme mjaft te irrituar. Protestuesit gjate kesaj kohe u vendosen prane kullave binjake dhe godisnin ne distance me gur policine. Nje gjysme ore me pas protestuesit u afruan perseri perballe selise te kryeministrise. Situata vijonte te mbetej kaotike pasi protestuesit ishin afruar tek kangjellat e kryeministrise dhe vazhdonin thirrjet e tyre Ik Sali Berisha me banden tende. Ne keto momente kordonet e policise forcohen edhe me shume rreth kryeministrise ndersa turma vijonte te mblidhej rreth selise se saj. Me pas nje makine te policise i vihet flaka dhe protestuesit mblidhen edhe me afer kryeministrise. Acarimi i metejshem i turmes detyroi forcat e rendit qe te intensifikonin me shume te shtenat me plumba manovre. Situata perkeqesohej edhe me shume ku vereheshin te plagosur si nga demonstruesit ashtu edhe nga forcat e policise. Gjate gjithe kesaj situate pothuajse te gjithe pjesemarresit e PS-se dhe forcave aleatete cilet kishin deklaruar me pare se do te qendronin prane demonstruesvene fakt u vendosen mjaft larg nga ngjarja. Keshtu deputetet socialiste Blendi Klosi Erion Brace Ilir Beqja etj pjesen me te madhe te kohes e kaluan fare prane kullave binjake duke pare cdo gje ndodhte nga larg. Po ashtu kryetari socialist Edi Rama vetem ne fillim u vu re ne demonstrate me pas kryesocialisti i shihte ngjarjet nga kati i dyte i njeres prej kullave prane kryeministrise. Kreu i selise roze u largua plotesisht nga bulevardi Deshmoret e Kombit kur tymi dhe sendet e forta e perfshine teresisht seline e kryeministrise. Kjo ndodhi pasi protestuesit dogjen rreth pese makina te cilat ndodheshin prane piramides nje nder keto ishte edhe ajo e policise. Policia iu kunderpergjigj demonstruesve me shkopinj gome dhe fisheke gome. Pas mesymjes drejt kryeministriseu degjuan te shtena ne ajer nga forcat speciale te nderhyrjes se shpejte. Por protestuesit nuk u ndalen pavaresisht se ne fillim te trembur nga krismat u larguan nga selia e kryeministrise. Fill pas kesaj demonstruesit filluan ti vinin zjarrin palmave dhe kurorave te medha me lule qe rrethojne kryeministrine. Me pas pergjate turmes futet nje makine e tipit Benz 240 e cila perplaset me dyert e kryeministrise dhe arrin te hape nje prej dyerve te hekurta te saj. Dyshohej se kjo makine ishte e mbushur me eksploziv. Funksionare te Policise se Shtetit u kerkuan demonstruesve te terhiqeshin nga dera e hapur e kangjellave te kryeministrise pasi i deklaruan atyre se kishin hyre ne zonen e nxehte. Shume nga demonstruesit filluan te terhiqeshin dhe vetem nje pjese e vogel prej tyre vazhdonte te ishte para kryeministrise dhe piramides. Disa minuta me pas rreth ores 1700 demonstruesit filluan te thyenin dhe te prishnin disa nga dyqanet dhe pikat e shitjeve qe ndodheshin prane kryeministrise. Objekt i sulmit u bene edhe xhamat e dyqaneve prane kullave binjake. Nga kjo situate u be i detyrueshem veprimi i policise se nderhyrjes se shpejte per te shperndare protestuesit qe po thyenin cdo gje. Vetem pak minuta me pas forcat policore arrijne te marrin situaten ne dore. Te gjitha forcat policore u shperndane ne Bulevardin Deshmoret e Kombit dhe arriten te merrnin situaten nen kontroll. Demonstrata e dhunshme shenoi 3 persona te vdekur dhe shume te plagosur midis tyre edhe pjesetare te forcave te rendit. Demonstrata e 21 janarit ndryshe nga sa ishte paralajmeruar nga kreu socialist dhe deputetet e kesaj force degjeneroi ne akte dhune dhe terrori. Pothuajse ne asnje moment demonstrata nuk pati tone paqesore. Selite kryesore diplomatike ne Tirane ua bene te qarte drejtuesve politike te opozites se dhuna eshte e patolerueshme. Por demonstrata qe cilesohej nga kryesocialisti Rama si jo per pushtet por per shtet tregoi faktikisht te kunderten e saj. Shteti u sulmua.....
Deshtimi Rama justifikohet per dhunen
Pas demonstrates se dhunshme te Partise Socialiste kryetari i saj Edi Rama u distancua dje nga aktet kriminale te saj. Madje kreu i selise roze tregoi mbeshtetje ndaj forcave te rendit te cilat u dhunuan ndersa ishin ne krye te detyres duke mbrojtur institucionet e shtetit. Forcave te rendit u shpreh gjithe solidaritetin per poziten qe u vune nga kjo qeveri qe ka kaluar cdo cak ne shkeljen e te gjitha normave te bashkejeteses ne kete vend. Te kthehemi ne bashkejetesen normale qytetare dhe jo te dhunohemi ne kulminacione si te keto te sotmet nga nje pushtet qe ka humbur cdo lloj morali tha Rama. Por kryesocialisti theksoi se opozita nuk do te terhiqet nga perpjekja e saj per Shqiperine e lire. Jemi me te vendosur se kurre per nje Shqiperine te lire e jo te nenshtruar. Vazhdojme perpjekjen tone pa humbur gjakftohtesine qe cdo i ri apo e re i moshuar pensionist i papune burre apo grua prind apo femije te jete i lire u shpreh Rama. Kreu i opozites e cilesoi si turp te qeverise provokimin qe i eshte bere nga ana e policise demonstruesve qe sipas tij ende nuk kishin zene vend ne bulevard. Te gjithe e pane se ne rruget e Tiranes u derdhen si asnjehere tjeter mbase 300 mije qytetare nga e gjithe Shqiperia demonstrata filloi qetesisht pa u sistemuar mire ne bulevard njerezit u goditen u provokuan me gaz lotsjelles e helmues. Turp per ata qe per te mbajtur ne kembe pushtetin e tyre te vjedhur provokuan nje mase gjigande qytetaresh- nenvizoi Rama. Gjate daljeve te tij te vazhdueshme dje per mediet kreu i socialisteve deklaroi se dita e sotme do te jete nje dite zie per opoziten. Opozita e ka diten e nesermesotme dite zie u shpreh Rama duke shtuar se pas kesaj dite do te vazhdojne protestat.