E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha S039qelloi policia pergjegjese opozita

Kryeministri Sali Berisha denoncoi mbreme demonstraten e dhunshme skenarin tunizian te pergatitur nga falangave te krimit. Ai shprehu keqardhje per humbjen e tre jeteve njerezore

Kryeministri Sali Berisha denoncoi mbreme demonstraten e dhunshme skenarin tunizian te pergatitur nga falangave te krimit. Ai shprehu keqardhje per humbjen e tre jeteve njerezore por tha se ata nuk ishin qelluar me armet e gardes. Sipas tij pergjegjesia e ketyre vrasjeve bie mbi ideatoret. Permes nje konference per shtyp ne ambientet e selise qeverise Kryeministri Berisha akuzoi se grupe terroriste te udhehequr nga Edi Rama tentuan te marrin pushtetin me dhune. Kryeministri paralajmeroi me tej se do te mbajne pergjegjesi te plote ligjore te gjithe ata qe shkaktuan kete ngjarje te rende dhe ketu Berisha perfshiu demonstruesit e dhunshem dhe organizatoret qe tha se nder ta ishin Trojka e bllokmeneve Edi Rama Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi.

Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi mbreme kryetarin e PS-se Edi Rama se do te mbaje pergjegjesi ligjore per skenarin tunizian te dhunimit te institucioneve shteterore permes bandave kriminale. Ne reagimin e pare pas incidenteve te ndodhura dje ne demonstraten e mbajtur ne Tirane kryeministri Sali Berisha fajesoi kryetarin e PS Edi Rama per dhunen e ushtruar. Ai hodhi dyshime per menyren e vrasjes se tre protestuesve duke thene se armet qe i qelluan ata ishin pistoleta me kaliber te vogla arme qe nuk ishin ne perdorim te policise se angazhuar me ruajtjen e rendit ne demonstrate. Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimave theksoj se te dhenat paraprake flasin se secili prej tyre eshte qelluar nga afer me arme te cilat pistoleta te lehta qe nuk gjenden ne armatimin e policise se shtetit apo gardes se republikes. I kerkoj prokurorise te zbardhe sa me shpejt te verteten e ketyre jeteve te humbura u shpreh kryeministri.Duke e quajtur kete demonstrate skenarin tunizian te pergatitur nga falangave te krimit Berisha shprehu keqardhje per humbjen e tre jeteve njerezore por tha se ata nuk ishin qelluar me armet e gardes. Sipas tij pergjegjesia e ketyre vrasjeve bie mbi ideatoret. Berisha permes nje konference per shtyp ne ambientet e selise qeverise akuzoi se grupe terroriste te udhehequr nga Edi Rama tentuan te marrin pushtetin me dhune. Kryeministri paralajmeroi me tej se do te mbajne pergjegjesi te plote ligjore te gjithe ata qe shkaktuan kete ngjarje te rende dhe ketu Berisha perfshiu demonstruesit e dhunshem dhe organizatoret qe tha se nder ta ishin Trojka e bllokmeneve Edi Rama Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi. Z.Berisha beri te qarte se njerezit pane sot dje fytyren e vertete te Edvin Kristaq Rames ish-ministrin e masakres se 2 Prillit 1991 Gramoz Ruci ish ministrin e diktatures Skender Gjinushi ne nje perpjekje per te marre pushtetin me dhune duke angazhuar bandite trafikante dhe njerez te tjere te dhunshem. Berisha tha me tej se keta bastarde parashikuan per qytetaret e Shqiperise skenarin e deklaruar per dite me radhe. Per ore te tera Edi Rama drejtoi nga kullat binjake fallangat e krimit grupe trafikantesh e terroristesh ne teresine e tyre jo me shume se 200-300 vete sepse smund te konfondojme ata qytetare qe u permbajten dhe nuk i lejuan vetes te implikohen me dhune. Ata u perpoqen ti vene zjarrin Kryeministrise dhe te vendosnin pushtetin me dhune. Duhej me cdo kusht te merrej Parlamenti Kryeministri Ministrite. Ne keto perleshje kane humbur jeten 3 qytetare jane plagosur dhjetera qytetare dhe punonjes policie. Berisha theksoi se pergjegjesia e plote bie mbi organizatoret. Kurse me tej shtoi Duke shprehur ngushellimet e sinqerta familjareve te viktimave theksoj se te dhenat paraprake flasin se secili prej tyre eshte qelluar nga afer me arme te cilat rezultojne pistoleta te lehta te cilat nuk gjenden ne armatimin e Policise se Shtetit. Por i kerkoj prokurorise te zbardhe sa me shpejt te verteten e kesaj ngjarjeje. Shpreh mirenjohjen per shkallen me te larte te profesionalizmit gjakftohtesise qe bene qe te deshtoje skenari pucist i trojkes Rama-Ruci-Gjinushi. Me profesionalizmin kurajen e guximin e tyre anetaret e forcave te rendit deshmuan para shqiptareve dhe mbare botes se ne kete vend funksionojne ligji dhe shteti ligjor institucionet demokratike te dale nga zgjedhje te lira. Me tej Berisha theksoi se kishte marre keto ore shume mesazhe dhe shume njerez i kishin shprehur gatishmerine qe te vinin ne Tirane per te mbrojtur institucionet. Kryeministri juaj ka qendruar pas nje dreke qe pata me ambasadore nga ora 14.30 e deri ne kete minute ne zyren dhe ne detyren e tij. Kane qendruar ne zyrat e tyre te gjithe drejtuesit e institucioneve. Une dua ti paralajmeroj banditet bashibozuket trafikantet mos guxojne te luajne me institucionet sepse u garantoj une Sali Berisha do te mbrojme me cdo kusht jo veten tone por vullnetin e te gjithe qytetareve shqiptare pavaresisht bindjeve partiake. Berisha shprehu me pas falenderim per faktorin nderkombetar vecanerisht per Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe te BE dhe OSBE. Ketu ai shtoi Dua ti garantoj se skenare te tille nuk do te pranohen keto skenare do te ndeshkohen. Sipas tij jane vrare tre qytetare dhe plagosur dhjetra te tjere. Pergjegjesia bie mbi organizatoret e skenarit dhe pinjollet e ben alive shqiptare. Kryeministri u shpreh se institucionet do te mbrohen me cdo kusht Nuk ka bande as bandit nuk ka puc as pucist qe te mund te me rrezoje. Kam qendruar ne Kryeministri qe nga ora 1430. Kane qendruar ne zyra te gjithe drejtuesit e atyre institucioneve te cilat skenaristet donin ti pushtonin. Institucionet nuk preken. Rama te mos provokoje popullin shqiptar qeverine shqiptare se do te gjeje veshtiresi te medha. Ligji do veproje- deklaroi z.Berisha. Kryeministri mohoi te gjitha mundesite per zgjedhje te parakohshme duke vene ne dukje se zgjedhjet parlamentare do te zhvillohen vetem ne vitin 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›