E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhuna për guroren/ Rrahman Rraja dorëzon zyrtarisht në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit, pas përfshirjes së të afërmve të tij në dhunimin e fisit Maja në Thumanë.

Ditën e shtunë, ish-deputeti Rraja deklaroi publikisht dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe jeta politike,  për shkak të përfshirjes së djalit të tij Rexhep Rraja dhe familjarëve të tjerë të tij në dhunën e e ushtruar ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja katër ditë më parë.

Konflikti nisi për shkak të punimeve që kryente në guroren e Borizanës fisi Rraja, ndaj të cilëve fisi Maja ishte ankuar aktiviteti që kryhej në gurore u kishte dëmtuar banesat.

Pas ankesave dhe denoncimeve të fisit Maja, fisi Rraja reagoi duke ushtruar dhunë ndaj tyre duke i qëlluar ata me shkopinj bejsbolli. 

Në vend të Rrahman Rrajës, në Kuvend pritet të ulet, Arkend Balla.

Pas dorëheqjes së Rrajas, kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, duke emëruar në vend të tij Taulant Ballën.

Rama nuk i sqaroi arsyet e kësaj lëvizjeje, por vendimi vjen pas ngjarjes në Borizanë të Krujës, ku pjesëtar të fisit të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhunuan në mënyrë barbare dy kushërinj, pas një konfliktit për guroren.

Ndërkaq, ditën e diel, policia bëri të ditur se është bllokuar aktiviteti i gurores që administrohej nga fisi i Rrajave në Fushë-Krujë, pas dhunës së ushtruar ndaj fisit Maja. Gjithshtu policia thekson se ka bërë vëzhgimin e 9 banesave që dyshohet se janë dëmtuar nga shpërthimet në gurore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›