E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna skandaloze e efektivëve në Katedralen Ortodokse, reagon Mitropoliti i Korçës: Policia të heqë dorë nga dhuna dhe arbitrariteti! Përgjegjësia jo vetëm para ligjit, por edhe para historisë

Dhuna e policisë gjatë protestës së sotme edhe në oborret e Katedrales Ortodokse në Tiranë, ka ngjallur reagime të shumta.

hiresi anastas dhuna katedrale

Sakaq, ka reaguar në rrjetet sociale edhe Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi.

Ai fajëson policinë e shtetit për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, një skenë e së cilës ndodhi edhe në oborret e Kishës.

Mitropoliti Anastas shkruan se përgjegjësia e policisë nuk përfundon vetëm para ligjit por edhe para gjykimit të historisë. Mbi ta shton ai, rëndon çdo përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve.

Reagimi i Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit: 

Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›