Dhuna trondit edhe me tej Kajron

Kjo eshte nje lufte qe ndodh ne mes te kryeqytetit egjiptian Kajro.Edhe naten e se shtunes per te dielen 18.12.2011 pati perseri trazira te dhunshme mes aktivisteve dhe forcave te ushtrise. Keta te fundit kishin ngritur me pare nje mur betoni mes parlamentit dhe sheshit Tahrir per te bllokuar rrugen e pjesemaresve te protestes. Nga frika e te sulmuarit me mjete te ndryshme te forta demonstruesit kishin vene si mburoje ne koke helmeta ose kova. Me pare ushtareve ata u kishin hedhur gure mobilje copa xhami dhe objekte te tjera. Rruget ishin ndotur me mbeturinat e mbetura.
Te shtunen pasdite ushtria kishte nderhyre ne sheshin Tahrir. Me ashpersi te madhe ushtria kishte sulmuar njerezit. Fotografite dhe pamjet televizive tregonin se si ushtare dhe police qellonin me shkopinj gome ndaj protestuesve dhe grave qe i kapnin prej flokesh. Te pakten dhjete njerez sipas te dhenave zyrtare kane humbur jeten dhe me shume se 440 te tjere kane mbetur te plagosur. Nder te vdekurit ishte dhe kleriku i larte Emad Effat.
Sulme te perforcuara te ushtrise ndaj grave
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtria vepron me dhune kunder demonstruesve
Pakenaqesite e egjiptianeve drejtohen kunder Keshillit ushtarak dhe qeverise se perkohshme. Ne vend qe te qetesoje popullin Keshilli ushtarak sulmon kryengritesit. Para se gjithash pershkallezohet hapur dhuna ndaj grave. Shume fotografi dhe video ne internet tregojne se ushtaret i kapnin dhe ua grisnin shallat e kokes dhe bluzat e trupit. Kjo eshte forca e meshkujve eshte normale kjo pyet studentja 19 vjecare Toqa Nossier pjesemarrese ne demonstrata. Ku eshte dinjiteti Askush nuk mund te toleroje dhe te pranoje ate qe po ndodh ketu. Ushtaraketduan edhe me tej te bllokojne me rrenje cdo kritike. Keshilli ushtarak deshiron te qendroje edhe me tej ne pushtet thote Toqa.
Shume demonstrues hedhin ne ere gazetat ne te cilat informohet per dhunen ndaj grave. Eshte kjo ushtria qe do te na mbroje ne therrasin ata ne menyre retorike ndaj ushtareve. Edhe Mohamed El-Baradei ish shefi i Agjencise Nderkombetare per Energji Berthamore dhe aktualisht kandidat per presidenttha ne rrjetin social te internetit Twitter se ushtrise nuk i vjen turp per veprimet e saj ndaj demonstruesve.
Kryeministri Kamal al-Gansuri nga ana e tij mbrojti ushtaret. Ata nuk i kishin qelluar demonstruesit. Aktiviste te tjere kishin qelluar dhe donin tua hidhnin fajin ushtrise. Al-Gansuri i quajti protestat kunder-revolucion.
Situate e rende politike
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhuna shperthen serish ne Kajro
Ne Egjipt u zhvilluan zgjedhjet e para te lira parlamentare ku do te behet kalimi i qeverise se perkohshme ne nje qeveri civile. Votimi ne disa raunde do duhet te perfundoje ne janar. Per muajin qershor jane planifikuar zgjedhjet presidenciale.
Perleshjet aktuale ishin me te pergjakshmet qysh prej protestave ne fund te nentorit ku pati 40 njerez te vdekur. Gjendja ne Egjipteshte qysh prej rrezimit te ish-presidentit Hosni Mubarak jo stabile. Qysh atehere Keshilli ushtarak ka frenat ne dore.
Autor Mimoza Kelmendi dpa afp
Redaktoi Angjelina Verbica