E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje kendveshtrim tjeter mbi shperberjen e BS

Shperberja e BS para 20 vjetesh ka qene nje ngjarje fundamentale qe ka ndikuar thellesisht ne rrjedhat e historise. Por ai ishte ne te njejten kohe edhe nje rezultat i proceseve shume komplekse te cilat si atehere edhe sot jane te veshtira per tu kuptuar ne detaje per shkak te mbyllljes se arkivave.

Prandaj eshte thuajse e pamundur qe te behet nje vleresim i balancuar objektiv dhe bindes per secilin. Shpesh biles degjon per fajin e Gorbacovit dhe politiken e amerikaneve. Me kete supozohet se ka ekzistuar nje mundesi qe te ruhej Bashkimi sovjetik ne nje forme te rinovuar. Kjo eshte absurde dhe e palogjikshme sepse Bashkimi Sovjetik eshte shkaterruar sepse ai u provua qe ishte ne thelb i pareformueshem dhe i pademokratizueshem.

Miti per ruajtjen e Bashkimit Sovjetik

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ingo Mannteufel

Bashkimi Sovjetik ka mbajtur ne vetvete faren e shperberjes qe ne diten e pare te krijimit te tij. Sepse ai u formua ne vitin 1922 nga nje akt jodemokratik dhe i dhunshem. Eshte thuajse nje ironi e historise qe pikerisht levizja anticariste komuniste ne luften civile pas luftes se pare boterore i detyroi popujt qe aspironin per liri dhe pavaresi te kthehen perseri ne nje shtet te drejtuar me dhune nga Moska.

Ndersa perandoria shumekombeshe austro-hungareze dhe perandoria osmane u shkaterruan bolsheviket e penguan shperberjen ne territorin e ish perandorise ruse. Por meqenese bashkimi ne BS nuk ndodhi kurre mbi nje baze demokratike ishte e qarte se me kerkesen per demokraci ekzistenca e Bashkimit Sovjetik do te vihej ne themel ne pikepyetje. Kjo ishte vecanerisht e dukshme ne shtetet balltike te cilat u okupuan nga Bashkimi Sovjetik jo para viteve 1941/45.

Demokraci dhe liri

Shkaqet per shperberjen duhen kerkuar per kete arsye shume me thelle se sa ne politiken gjoja te gabuar te Gorbacovit pas vitit 1985. Fundi i Bashkimit Sovjetik mund te kuptohet shume me mire nga perspektiva e shkolonizimit e demokratizimit dhe e clirimit nga prangat e ideologjise totalitare komuniste.

Dhe nga kjo pikepamje sigurisht shume perendimore edhe ruset me fundin e komunizmit sovjetik kane fituar dicka pikerisht clirimin nga nje ideologji e rreme dhe shtrenguese. Eshte per te te ardhur keq qe kete shumica e ruseve nuk e vlereson sa duhet por per shkak te problemeve sociale aktuale veshtron me nostalgji nga e kaluara. Ndoshta duhen edhe 20 vjet te tjera pra nje brez tjeter derisa kjo perspektive tjeter te gjeje rezonance ne Rusi. Ne nuk duhet te harrojme Edhe shume gjermane e kane kuptuar pas vitit 1985 qe disfata ne luften e dyte boterore ka qene nje clirim i Gjermanise.

Autor Ingo Mannteufel
Redaktion Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›