Dhunë dhe racizëm, babai i Xhon Territ arrestohet
Probleme të reja për babain e Xhon Territ, tashmë i njohur për akuzën e trafikimit të kokainës në vitin 2009 dhe përsëri në vitin 2010, ka përfunduar në faqet e tabloidëve anglezë, pasi u rrah nga disa tifozë të Totenhemit në një stacion metroje. Ted Terri këtë herë është arrestuar në Londër pas një përleshjeje të dhunshme në rrugë. Akuza të rënda bëhen kundër tij: sulme të provokuara dhe nxitje të frikës raciale. Babai i yllit të Çelsit është liruar me kusht dhe do të paraqitet në gjyq më 23 korrik.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)