E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes dy familjeve, një i plagosur rëndë

TIRANË - Një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur me mjete të forta, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Princ Vidi’.

Kujtim Lleshi është goditur me sende të forta nga Bajram Muka, më pas Leshi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të familjes Muka, fatmirësisht pa lënduar njeri.

Kujtim Lleshi është dërguar për në spital me plagë të shumta në trup.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›