Paguajnë nga 2500 euro, Lionel Mesi i “mashtron”
Lionel Mesi gjatë turneut të miqësoreve në SHBA ka marrë një goditje nga fansat amerikanë në ndeshjen në Çikago, ku luajti ndaj Henrisë (9-6) dhe shënoi tripletë. Teksa u shitën 60 mijë bileta, 80 prej tyre blenë paketën VIP, 2500 euro, ku kishin edhe fanellë, top dhe takim me Mesin dhe autograf prej tij. Por teksa Mesi u zëvendësua në minutën e 68-të, ai nuk u dha asnjë shans fansave, duke fluturuar direkt drejt Ibizës, ku ishte gruaja dhe djali i tij. Një prind kishte paguar 5 mijë euro për vete dhe djalin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)