E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë ndaj vajzës që në bashkëjetesë, dënohet me burg djali i dhunshëm

dhuna-ne-familje-98—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Historitë gjyqësore për dhunën në familje kanë shpesh për protagonistë çifte që kanë konsumuar disa vite martesë. Ndërkohë që historia që po sjellim sot lidhet me një çift që ishte ende në kohën e bashkëjetesës, bashkëjetesë e mbushur me dhunë. Edhe pse vajza kishte qenë pre e dhunës për disa vite, ajo e ka paditur vetëm më nëntor të 2012-ës, pasi kishte jetuar me shpresën se i fejuari 24-vjeçar E.Ç do të hiqte dorë nga dhuna.

Sipas vendimit të gjykatës, shtetasja F.D, pas një njohje disavjeçare me të fejuarin  saj, kohë kur kanë bashkejetuar ne disa banesa, ndermjet te tjerave edhe ne shtepine e familjes se djalit, në gusht te vitit 2012 janë ndarë pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte me, per shkak te dhunes së herepashershme të tij.

Ne daten 07.11.2012, F.D ka komunikuar me të riun dhe ka shkuar ta takoje ne banesen e tij, per te marre njekohesisht dhe disa sende personale te cilat i kishte lene aty. Sapo ka hyre brenda, ai ka mbyllur deren me çeles, ka nxjerre nje thike te cilen e mbante te fshehur dhe duke e kercenuar ka nisur ta godase me grushta dhe shkelma ne pjese te ndryshme te trupit.

Nga zhurma dhe te bertiturat e vajzës, ka nderhyre babai i djalit, i cili e ka marrë F.D dhe e ka shoqeruar jashte baneses, duke e percjelle deri ne rrugen kryesore ku e priste motra e saj. Me pas te dyja kane bërë edhe denoncimin në polici.

24-vjeçari, duke mësuar se ishte paditur, ne menyre te vazhdueshme u ka bere ish-të fejuarës, familjareve, si dhe motres se saj, telefonata here shqetesuese, here te qeta e me pas kercenuese, ne te cilat ai ka kerkuar qe kjo e fundit te tërhiqte kallzimin ndaj tij, por qe ne asnje rast nuk eshte pranuar prej tyre.

Më 30 mars 2013, E.Ǡ ndodhet në ‘arrest me burg’, ndërsa gjykata ka shpallur vendimin e saj për dënimin e 24-vjeçarit me 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›