E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, karrotreci aksidentonpër vdekje kalimtarin

Durrës – Një aksident është shënuar në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të vendit të quajtur Maminas. Një kalimtar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është aksidentuar nga një karrotrec.

Viktima i përket seksit mashkull rreth 30 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, e cila ka bërë dhe ekspertizën e aksidentit, ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit drejtuesin e karrotrecit.

Drejtuesi është shtetasi Sokol Rraca, 45 vjeç nga Tirana.

Ndërkohë që, po punohet për identifikimin e viktimës, trupi i të cilit ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit.

(v.gj/shqiptarja.com) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›