Mbeturina në zona turistike, Bysheku i harruar dhe i ndotur (FOTO)
Elbasan- Fotografitë që dëshmojnë ndotje alarmante dhe të shëmtuar janë marë në Byshek, një pikë turistike vetëm 4 km larg Elbasanit, buzë lumit Shkumbin.
Bysheku ka qenë një ndër pikat turistike më të frekuentuara fundjavave për qytetarët e Elbasanit. Në këtë vend ngrihen rrepe shekullor që bëjnë hije, poshtë ujit të frekët që buron nga mali dhe derdhet në Shkumbin.
Mirëpo sot kjo pikë turistike dikur shumë e frekuentuar, me liqenin e vogël artificial të ndërtuar gjatë komunizmit, përveçse nuk vizitohet më masivisht, është shndërruar edhe në një vend ku hidhen mbetje të ndryshme.
Nuk dihet se kush i ka hedhur ato mbetje në ujë, por një gjë është e sigurt që në këtë pikë “turistitike” askush nuk ndihet mirë me këto pamje. E përveç mbeturinave në Byshek çdo gjë i është lënë fatit dhe atyre pak lokaleve që duket se mbajnë shpirtin me të keq në atë vend.
Rruga që të çon në të është mjaft e amortizuar dhe është një ndër arsyet pse ky vend është bërë i pa vizitueshëm. Bysheku i përket komunës shushicë dhe kryetari i kësaj komune është shprehur se është e pa mundur që të investohet në këtë vend për shkak të një konflikti pronësie. Pasi dy familje pretendojnë pronësinë e Byshekut.
Imazhet janë marrë nga Julian Hoxhaj.
Mbeturina në zona turistike, Bysheku i harruar dhe i ndotur
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4