E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune ne Kavaje arrestohet kryebashkiaku Elvis Roshi

Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Roshi eshte arrestuar, pas dhunes se ushtruar ne stadiumin e kavajes gjate ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, ndaj trajnerit te skuadrës mike, Nevil Dede. Ai akuzohet per goditje per shkak te detyres, kercenim te jetes per shkak te detyres dhe kundershtim dhe mosbindje ndaj forcave te policise.
Vetë Nevil Dede, për "abc news" kadeklaruar se është goditur nga Roshi dhe se në momentin e ngjarjes ka pasur dëshmitarë, mes te cileve edhe Presidenti i Besës, i cili i ka kërkuar ndjesë për këtë veprim.
"Ndihem i tronditur, - u shpreh Dede në lidhje telefonike, - kryebashkiaku me goditi dhe kërcënoi. Nuk pati asnjë arsye, ndërsa unë thjesht kritikova gjendjen e fushës.
Dede vazhdoi duke thënë se ka bërë denoncimin në polici. Ai pohon se nuk ka asgjë personale me kryebashkiakun Roshi, por politika po e keqpërdor sportin. Ngjarja ka ndodhur në pushim të ndeshjes, në korridoret e ambienteve të brendshme të stadiumit, ndërsa skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes.
Dede ka vazhduar të qendrojë në stolin e Tiranës edhe në pjesën e dytë, ndërsa ka shkuar për të bërë denoncimin e rastit në komisariatin e policisë në Kavajë pas përfundimit të takimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›