Aksident ne aksin Lezhe-Lac humbin jeten dy persona
Dy persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e së dielës në aksin Lezhë – Laç në afërsi të vendit të quajtur Kryqëzimi i Shënkollit .
Sipas policisë nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të vdekur dy persona përkatësisht Darjo Hoxha 30 vjeç dhe Bledar Elezi 25 vjeç. Të dy viktimat udhëtonin në automjetin tip Peugeot me targa AA 044 BN.
Deri tani nuk raportohen për të plagosur nga automjeti tjëtër me të cilin janë përplasur viktimat. Sipas të dhënave paraprake shkak i aksidentit mendohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit ku udhëtonin dy viktimat dhe përplasja me mjetin tjetër.