Topalli publikon ne facebook pamje te investimeve ne qytet
Pas premtimit të kryesocialistit Rama, per shndërrimin e Shkodres si ne një fotografi të Marubit, kanë reaguar qytetarët shkodranë. Ata kanë postuar fotografi të rrugëve të ndryshme të Shkodrës, siç ishin me pare dhe si janë shndërruar. Kryeparlamentarja Topalli i ka shpërndarë edhe në faqen e saj të rrjetit social në facebook investimet e bëra në qytetin verior gjatë qeverisjes së demokratëve.
Ne anën tjeter kryetari i Partisë Socialiste ka postuar shkrimin me titull “Sulmi i Vemjeve”. Kryetari i opozitës shkruan për kampionin botëror dhe europian në Kick Boxing, Arbis Vjerdha, i cili ka pranuar ftesën për të kontribuar për draftin e programit të Rilindjes së Sportit. Sipas Ramës ky bashkëpunim ka shkaktuar heqjen nga puna, të të vëllait dhe të vjehrrit te tij, një dite më pas.